24 startup-et e inteligjencës artificiale që po thithin miliarda dollarë financim - Business Magazine Albania

24 startup-et e inteligjencës artificiale që po thithin miliarda dollarë financim

Viti i kaluar ishte i jashtëzakonshëm për industrinë e inteligjencës artificiale në SHBA dhe më gjerë. Sipas të dhënave të TechCrunch, në vitin 2024 ishin plot 49 startup-e që siguruan raunde financimi me vlerë 100 milionë dollarë ose më shumë, tre prej tyre madje mbyllën më shumë se një “mega-raund”, ndërsa shtatë të tjera  patën raunde prej 1 miliard dollarësh ose më shumë. Po si do të jetë 2025? Jemi ende në mesin e vitit, por ritmi duket se po vazhdon me të njëjtin vrull si viti i kaluar. Deri tani, janë mbyllur disa raunde miliardëshe dhe vetëm në tremujorin e parë të vitit janë regjistruar më shumë mega-raunde në SHBA se në të njëjtën periudhë të vitit 2024.Më poshtë janë të gjitha startup-et amerikane të AI që kanë siguruar financime prej 100 milionë dollarësh ose më shumë në 2025:

Qershor
Glean, një startup i kërkimit në nivel ndërmarrjeje, mbylli një raund prej 150 milionë dollarësh më 10 qershor, e udhëhequr nga Wellington Management dhe me pjesëmarrjen e Sequoia, Lightspeed dhe Kleiner Perkins. Kompania vlerësohet aktualisht në 7.25 miliardë dollarë.

Anysphere, laboratori i kërkimeve që qëndron pas mjetit të kodimit me AI “Cursor”, mblodhi një raundSeries C prej 900 milionë dollarësh, duke arritur një vlerësim pranë 10 miliardë dollarëve. Rrumbullaku u drejtua nga Thrive Capital.

Maj
Snorkel AI, një startup për etiketimin e të dhënave për AI, njoftoi një raund Series D prej 100 milionë dollarësh më 29 maj, me vlerësim prej 1.3 miliardë dollarësh.

LMArena, një platformë komunitare për testimin e modeleve AI, siguroi një raund fillestar (seed) prej 100 milionë dollarësh më 21 maj, me vlerësim prej 600 milionë dollarësh.

TensorWave, me bazë në Las Vegas, mblodhi një raund Series A prej 100 milionë dollarësh më 14 maj, për infrastrukturë AI.

Prill
SandboxAQ, kompani e modeleve AI, mbylli një raund Series E prej 450 milionë dollarësh më 4 prill, me vlerësim prej 5.7 miliardë dollarësh.

Runway, krijuese e modeleve për prodhimin mediatik, ngriti 308 milionë dollarë në një raund Series D me vlerësim 3 miliardë dollarë.

Lexo edhe: Kostoja e padukshme e inovacionit, mbi 22 mijë punonjës të larguar në 2025-ën

Mars
OpenAI theu çdo rekord me një raund prej 40 miliardë dollarësh, të mbyllur më 31 mars. Kompania u vlerësua në 300 miliardë dollarë.

Nexthop AI: 110 milionë dollarë Series A (25 mars)

Insilico Medicine: 110 milionë dollarë Series E për platformën e saj të kërkimeve farmaceutike me AI (13 mars)

Celestial AI: 250 milionë dollarë Series C për infrastrukturë optike (11 mars)

Lila Sciences: 200 milionë dollarë për ndërtimin e një superinteligjence shkencore (runde fillestare)

Reflection.Ai: 130 milionë dollarë Series A për sisteme autonome inteligjente

Turing: 111 milionë dollarë Series E – platformë për partneritete me LLM-të

Shield AI: 240 milionë dollarë Series F për teknologji mbrojtëse me AI

Anthropic: 3.5 miliardë dollarë Series E, me vlerësim 61.5 miliardë dollarë – ndër më të mëdhenjtë ndonjëherë në AI

Shkurt
Together AI: 305 milionë dollarë Series B për infrastrukturë dhe burime të hapura AI

Lambda: 480 milionë dollarë Series D – infrastrukturë për trajnim modelesh

Abridge: 250 milionë dollarë Series D – AI për transkriptimin e konsultave mjekësore

Eudia: 105 milionë dollarë Series A – teknologji ligjore me AI

EnCharge AI: 100 milionë dollarë Series B – harduer për AI

Harvey: 300 milionë dollarë Series D për automatizimin ligjor me AI

Janar
ElevenLabs: 180 milionë dollarë Series C – AI për gjenerimin e zërit sintetetik

Hippocratic AI: 141 milionë dollarë Series B – LLM për industrinë shëndetësore

 

Nëse ritmi vazhdon kështu, 2025 do të lërë pas çdo rekord të mëparshëm në historinë e financimeve për AI. Kapitali po vërshon, pritshmëritë janë të mëdha, por edhe konkurrenca, rreziku dhe betejat për dominim teknologjik janë në rritje.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0