Episodi i 4 i Think Big: Green Coast Hotel | MGallery Collection - Ku mali përqafon detin! - Business Magazine Albania

Episodi i 4 i Think Big: Green Coast Hotel | MGallery Collection – Ku mali përqafon detin!

Episodi i 4 i Think Big: Green Coast Hotel | MGallery Collection - Ku mali përqafon detin!

Në një nga bregdetet më spektakolare të Shqipërisë, aty ku deti takon malin në një përqafim të rrallë natyror, po lind një kapitull i ri për turizmin elitar shqiptar. Në episodin e katërt të programit Think Big, do të zbulojmë nga afër një histori të veçantë suksesi, luksit dhe vizioni në Green Coast Hotel | MGallery Collection, pjesë e grupit ndërkombëtar Accor.

Ky episod do të sjellë intervista të thelluara me katër nga figurat kyçe të këtij projekti të jashtëzakonshëm:

 Ferenc Horvath – Menaxher i Përgjithshëm, me përvojë në katër kontinente dhe një vizion për ta vendosur Shqipërinë në hartën e luksit botëror.
 Ramzy Salib – Drejtor i Shitjeve dhe Marketingut, i cili do të na shpjegojë pse Green Coast Hotel është më shumë se një hotel, është një destinacion në vetvete.
 Artemisa Lena – Menaxhere Lokale Marketingu, që ka parë nga afër se si ky projekt është pritur nga tregu shqiptar dhe ndërkombëtar.
 Edison Myftarago – Menaxher i Përgjithshëm i Recepsionit, që do të ndajë përvojën e ndërtimit të një shërbimi mikpritës sipas standardeve të markave ndërkombëtare.

 Lexo edhe:Think Big me Genti Selenica: “Baboon është një mënyrë jetese!”

Çfarë do të mësoni në këtë episod?

  • Si po transformohet Riviera Shqiptare në një qendër të luksit autentik.
  • Si bashkëpunimi mes Accor dhe Balfin Group po ndërton një standard të ri mikpritjeje në Shqipëri.
  • Pse MGallery Collection ka vendosur të hapë hotelin e parë në vend pikërisht në Palasë.
  • Cilat janë planet për turizmin gjatë gjithë vitit dhe si synohet tejkalimi i sfidës së sezonalitetit në turizëm.
  • Pse Shqipëria po konkurron denjësisht me destinacione si Amalfi, Turqia dhe Côte d’Azur.

 Ndiqni Think Big në rrjetet sociale të Business Magazine Albania për të mos humbur asnjë nga produktet tona.

26 qershor
20:15PM

YouTube, Linkedin, Facebook Live

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0