Taksa mjetesh të papaguara që nga 2012-ta, nis verifikimi për debitorët - Business Magazine Albania

Taksa mjetesh të papaguara që nga 2012-ta, nis verifikimi për debitorët

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në bashkëpunim me institucionet përkatëse kanë shtuar masat në zbatim të planit të përvitshëm operacional për mbledhjen e detyrimeve të papaguara për taksat vjetore të mjeteve rrugore.

Deri në qershor 2025, nga verifikimet në Regjistrin Kombëtar të Mjeteve dhe sistemin e DPSHTRR-së, rezultojnë 249,882 mjete debitorë në shkallë vendi.

Shuma totale e borxhit të papaguar për taksën vjetore të mjeteve të përdorura (TVMP) dhe taksën e mjeteve luksoze (TVML) kap vlerën e rreth 17 miliardë lekëve, ose afërsisht 170 milionë USD, me detyrime që datojnë nga viti 2012 deri më Qershor 2025.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor sqaron se ka si qëllim ndjekjen e vazhdueshme të debitorëve dhe uljen e numrit të tyre në zbatim të ligjit nr.9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar dhe Udhëzimit të Ministrit të Financave nr. 26, datë 04.09.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar,

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit si fillim e debitorit njoftohet me mesazh të personalizuar nëpërmjet e-Albania, ku njoftohet për shumën e papaguar të taksave të makinave (përfshirë principalin, gjobat dhe kamatëvonesat). Njoftimi përmes e-Albania është një risi që ka nisur të zbatohet prej disa muajsh.

Lexo edhe: Ballkani Perëndimor hap dyert për studentët, njohje të diplomave brenda 30 ditësh

Me tej pronarit debitor të mjetit nuk i ofrohet asnjë nga shërbimet prej transportit rrugor, përfshirë moskolaudimin e mjetit apo procedurat për ndryshimin e pronësisë.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor në fillim të vitit, lista e plotë e debitorëve i është dërguar Drejtorive Rajonale të Tatimeve, me qëllim marrjen e masave për mbledhjen e taksave të papaguara për makinat nga bizneset, si dhe Drejtorive Rajonale të Policisë sipas qarqeve. Ku për rastet e evidentuara të qarkullimit të mjetit në mungesë të kolaudimit, drejtuesi penalizohet me gjobë ose sekuestrim mjeti. Të dhënat e debitorëve i janë dërguar edhe Bashkive, të cilët janë arkëtues 25% të taksave vjetore të mjeteve.

Sa pronarë mjetesh përfituan në 2017 nga falja e taksave

Në 2017 qeveria miratoi ligjin nr. 33/2017 “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes /shuarjes së detyrimeve tatimore” ku përfituan pronarët e makinave dhe biznesi që kishte detyrime të papaguara në Dogana e Tatime.

DPSHTRR tha së zbatim të ligjit të mëparshëm kanë përfituar pronarët e 93,522 mjeteve.

Për mjetet rrugore ligji parashikonte, çregjistrim të mjetit pa detyrime nëse nuk është kryer asnjë veprim që nga 2011 dhe shuarje e gjobave dhe kamatëvonesave për periudhën 2011–2014, me kusht që të paguhen taksat nga 2011 e në vijim, nëse mjeti do të mbetet në qarkullim.

Ligji parashikonte gjithashtu, se për ata pronarë të makinave që nuk do të paraqiten brenda 6 muajve të çregjistrojnë mjetin, çregjistrimi do të kryhet nga Drejtoria e Transportit dhe targa do t’i kalohet Policisë së Shtetit për të ndaluar qarkullimin.

Për ata pronarë makinash që duan të mbajnë mjetin në qarkullim, u falen taksat para 2011-s, por nga ana tjetër duhet të paguajnë taksat deri në 2014-n, me përfitim vetëm falje gjobe dhe kamatëvonesash.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0