Quhet Davis Joseph, është studiues pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin McGill në Kanada dhe drejtor kërkimor në FLOGEN Technologies Inc.
Midis viteve 2013 dhe 2021, Davis u vlerësua me plot 18 çmime, bursa dhe nderime nga disa prej institucioneve më prestigjioze në Kanada, duke përfshirë Collège Notre-Dame, Collège Jean-de-Brébeuf, Institutin Geriatrik të Montrealit, Spitalin e Përgjithshëm Hebre, si dhe universitetet Université de Montréal dhe University of Waterloo.
Që në moshë të re, Davis spikati jo vetëm për suksesin e tij akademik, por edhe për lidershipin dhe përkushtimin ndaj shoqërisë. Ai ka marrë vlerësime për arritje të larta në shumë disiplina: gjuhë frënge, gjuhë angleze , matematikë , shkenca natyrore dhe shoqërore , si dhe një çmim të veçantë për performancë të shkëlqyer në të gjitha fushat akademike. Përveç kësaj, ai është vlerësuar për kontributin e tij të vazhdueshëm në departamentin e muzikës dhe në Expo-Sciences Hydro-Québec, si dhe për përfaqësimin aktiv si delegat studentor.
Lexo edhe:Shqipëria, një lojtar në rritje në tregun e prodhimeve të freskëta të Europës Juglindore
Dëshira e tij për të kuptuar thellësisht misteret e trupit njerëzor e çoi drejt biokimisë, ku përfundoi studimet bachelor në Concordia University në vitin 2023. Por rrugëtimi nuk mbaroi këtu. Në McGill University, Davis arriti një arritje shkencore të jashtëzakonshme: zbuloi shkakun dhe mekanizmin themelor të një fenomeni që i kishte sfiduar studiuesit për dy dekada, deamidimin e 4E-BP2 në sistemin nervor. Ky zbulim hap rrugën për zhvillimin e trajtimeve efektive kundër sëmundjeve neurodegjenerative. Këtu gjeni dhe
Përtej laboratorit dhe auditorëve, Davis është një vullnetar i përkushtuar. Ai merr pjesë rregullisht në aktivitete komunitare dhe është gjithmonë i gatshëm të ndihmojë ku ka nevojë. Me një qëndrim pozitiv, energji të admirueshme dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, ai është shembulli ideal i një përfaqësuesi studentor që frymëzon të tjerët. Kur nuk është duke studiuar apo kërkuar shkencërisht, Davis e gjen veten në botën e muzikës dhe sportit – luan piano, jazz dhe fagot, si dhe merret me not dhe basketboll. Një mendje e ndritur me shpirt artisti dhe zemër të madhe.
Ai po ashtu ka arritur të ndryshojë rrjedhën e trajtimit të sëmundjeve neurodegjenerative, shkencëtari i ri dhe premtues, Davis Joseph, është nderuar me Çmimin Ndërkombëtar “Semenza” për Inxhinieri Qelizore në Mjekësi, për zbulimin e tij shkencor që lidhet me kurimin e sëmundjeve si Alzheimer, Parkinson dhe të tjera sëmundje të ngjashme.
Ky çmim iu dorëzua personalisht nga Prof. Gregg L. Semenza, fitues i Çmimit Nobel në Mjekësi në vitin 2019, gjatë samitit ndërkombëtar “Sustainability through Science and Technology Summit 2024 (SIPS 2024)”.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto