Google AI nën akuzë për informacione të rreme dhe rrezik për përdoruesit - Business Magazine Albania

Google AI nën akuzë për informacione të rreme dhe rrezik për përdoruesit

Funksioni i ri i Google, i njohur si AI Overviews, i cili synon të japë përgjigje të shpejta për pyetjet e përdoruesve, është bërë objekt kritikash për përhapjen e informacionit të pasaktë dhe shpeshherë të rrezikshëm.

Sipas The Times of London, në një rast të pazakontë, inteligjenca artificiale e Google sugjeroi që të shtohet ngjitës në salcën e picës për ta bërë djathin të ngjitet më mirë. Në një shembull tjetër, AI prezantoi si shprehje të vërtetë idiomën e sajuar “You can’t lick a badger twice”. Këto gabime, të cilat në fushën e teknologjisë njihen si “haluçinacione”, kanë ngritur shqetësime serioze për ndikimin që AI ka mbi besueshmërinë e informacionit në internet dhe mbi trafikimin e vizitorëve drejt mediave të pavarura. Në vend që të drejtojë përdoruesit drejt faqeve të mirëfillta, AI Overviews ofron një përmbledhje të gjeneruar automatikisht, duke shoqëruar përgjigjen me shumë pak burime të jashtme. Një studim i zhvilluar nga Laurence O’Toole, themelues i platformës analitike Authoritas, tregoi se klikimet drejt faqeve të internetit bien me 40% deri në 60% kur shfaqet ky funksion i ri i Google. “Edhe pse shumica e këtyre kërkimeve nuk janë shumë të zakonshme, ato zbuluan qartë disa fusha ku duhej përmirësim,” tha Liz Reid, drejtore e kërkimit në Google, duke komentuar incidentin e salcës me ngjitës.

Lexo edhe:Kërcënimi i padukshëm: Si AI po fshin vendet e punës në filma dhe televizione

Google e cilësoi raportimin si të pasaktë. “Ky artikull arrin në përfundime të ekzagjeruara dhe të pasakta, bazuar në një rast të ndodhur më shumë se një vit më parë,” tha një zëdhënës i kompanisë për New York Post. “Ne kemi prova që AI Overviews e përmirëson përvojën e kërkimit dhe shumica dërrmuese e përdoruesve e preferojnë këtë funksion.” AI Overviews është lançuar verën e kaluar dhe mbështetet nga modeli i avancuar i gjuhës Gemini, një teknologji e ngjashme me ChatGPT të OpenAI. Pavarësisht shqetësimeve të publikut, CEO i Google, Sundar Pichai, e ka mbrojtur këtë sistem, duke deklaruar për The Verge se ndihmon përdoruesit të eksplorojnë një gamë më të gjerë informacioni. “Kemi parë se po orientojmë përdoruesit drejt më shumë burimeve dhe botuesish sesa më parë,” tha ai.

Sidoqoftë, vetë kompania duket se minimizon përmasat e problemeve. Kur një gazetar kërkoi të dinte sa shpesh gabon AI, sistemi pretendoi se shkalla e “haluçinimeve” ishte midis 0.7% dhe 1.3%. Por sipas të dhënave të platformës Hugging Face, kjo përqindje për modelin më të fundit Gemini arrin në 1.8%. Në disa raste, sistemi jep përgjigje që duket se e mbrojnë vetveten. Kur pyetet nëse AI “vjedh” artin, përgjigja ishte: “nuk e vjedh në kuptimin tradicional.” Kur u pyet nëse njerëzit duhet të kenë frikë nga AI, përgjigjja analizoi disa shqetësime, por përfundoi se “frika mund të jetë e ekzagjeruar”. Ekspertët paralajmërojnë se me rritjen e kompleksitetit të këtyre sistemeve, rritet edhe rreziku për gabime të pashpjegueshme – madje as nga vetë krijuesit e tyre. Shqetësimet për gabimet e AI nuk ndalen te Google. Edhe OpenAI ka pranuar se modelet e saj më të fundit, të njohura si o3 dhe o4-mini, kanë një tendencë më të lartë për të “haluçinuar” krahasuar me versionet e mëparshme. Testimet e brendshme zbuluan se modeli o3 gjeneronte informacione të pavërteta në 33% të rasteve, ndërsa o4-mini në 48%, sidomos kur u kërkonte të jepnin informacion mbi persona realë.

nyp

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0