Përdoruesit e Microsoft paralajmërohen të ruajnë fjalëkalimet para se të jetë vonë! - Business Magazine Albania

Përdoruesit e Microsoft paralajmërohen të ruajnë fjalëkalimet para se të jetë vonë!

Microsoft ka paralajmëruar përdoruesit e aplikacionit Authenticator që të ruajnë të gjitha fjalëkalimet e tyre përpara se kompania të nisë fazën e ndërprerjes së funksionaliteteve të menaxhimit të fjalëkalimeve, duke filluar nga muaji qershor.

Microsoft Authenticator, i njohur gjerësisht për ofrimin e autentifikimit me dy faktorë për llogaritë online, ka shërbyer gjithashtu edhe si mjet për ruajtjen dhe plotësimin automatik të fjalëkalimeve në aplikacione dhe faqe interneti. Por duke nisur nga data 1 qershor, aplikacioni nuk do të lejojë më ruajtjen e fjalëkalimeve të reja, pasi Microsoft po e zhvendos këtë funksion në shfletuesin Edge.

Nga data 1 korrik, funksioni i autofill në aplikacionin Authenticator do të çaktivizohet plotësisht, ndërsa të gjitha informacionet e ruajtura për pagesa  përfshirë kartat e kreditit  do të fshihen. Microsoft ka sqaruar se të dhënat e pagesave nuk do të transferohen automatikisht në Edge, ndaj përdoruesit do të duhet t’i ri-shtojnë manualisht të gjitha informacionet përkatëse.

Lexo edhe:Kozeta Garret, shqiptarja që udhëheq sigurinë kibernetike në Microsoft!

Në gusht, të gjitha fjalëkalimet e ruajtura më parë në aplikacionin Authenticator do të hiqen përfundimisht.

Përdoruesit që dëshirojnë të vazhdojnë të përdorin fjalëkalimet dhe akseset e tyre pas kësaj date, duhet të instalojnë shfletuesin Microsoft Edge në telefonat dhe pajisjet e tyre të tjera. Microsoft deklaron se ky ndryshim synon të unifikojë dhe të përmirësojë përvojën e menaxhimit të fjalëkalimeve nëpërmjet platformës së integruar të Edge në të gjitha pajisjet.

nyp

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0