Tesla përballet me krizë në Europë - Business Magazine Albania

Tesla përballet me krizë në Europë

Tesla po kalon një moment të vështirë në tregun europian. Regjistrimet e reja të makinave të saj ranë me më shumë se 50% në prill në Bashkimin Europian, ndërkohë që tregu i përgjithshëm i makinave elektrike në rajon vijon të zgjerohet.

Lexo gjithashtu: 5 llojet e konsumatorëve që mund të shkatërrojnë biznesin tënd

Sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA), Tesla regjistroi një rënie prej 53% në shitje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nëse përfshihen edhe Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia dhe Zvicra, rënia arrin në 49%.

Ky është muaji i katërt radhazi me rënie të shitjeve vjetore për Tesla në Europë, një sinjal alarmi për kompaninë që përballet me sfida në dy drejtime kryesore, kundërshtime publike ndaj qëndrimeve politike të CEO-së Elon Musk dhe konkurrencën në rritje nga prodhuesit kinezë të makinave elektrike.

Në muajt e fundit, sjellja e Musk ka shkaktuar reagime edhe në Europë. Mbështetja e tij për figura të ekstremit të djathtë në Gjermani dhe Britani, si dhe roli i tij në administratën e dytë të Donald Trump në SHBA, kanë acaruar një pjesë të konsumatorëve.

Lexo gjithashtu: Si ta testosh një startup pa humbur kohë dhe para? Shefqet Avdullau flet për atë që çdo sipërmarrës duhet të dijë

Ndërkohë, kompania kineze BYD për herë të parë e ka kaluar Teslën në shitjet mujore në Europë, duke shitur 66 njësi më shumë gjatë prillit, sipas firmës kërkimore Jato Dynamics. Edhe pse diferenca është e vogël, analistët e konsiderojnë këtë një moment historik për tregun europian të makinave elektrike.

Në mënyrë paradoksale, rënia e shitjeve të Teslës ndodh në një kohë kur tregu europian i makinave elektrike po rritet ndjeshëm, me mbi 26% rritje në katër muajt e parë të vitit. Ndryshe nga shumë konkurentë që ofrojnë edhe modele hibride, Tesla fokusohet vetëm te makinat 100% elektrike.

Pas një tremujori të parë zhgënjyes dhe një rënie historike të të ardhurave neto me 71%, sfidat e Tesla-s në Europë shtojnë presionin mbi një nga kompanitë më të mëdha në industrinë e teknologjisë dhe automobilizmit.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0