Shumë startup-e s’do mbijetojnë dot, Google sapo i shkatërroi me... - Business Magazine Albania

Shumë startup-e s’do mbijetojnë dot, Google sapo i shkatërroi me një klik

“Google sapo vrau kaq shumë startup-e…” – me këtë fjali e nis videon e tij një nga krijuesit më të ndjekur të përmbajtjes digjitale në rrjet NAS.io, duke shpërndarë për ndjekësit një përmbledhje të disa prej risi-ve më revolucionare që Google ka lançuar këtë javë, të gjitha të fuqizuara nga inteligjenca artificiale.

Lexo gjithashtu

Ja çfarë po ndodh: Tarifat e Trump po i bëjnë të pasurit më të pasur! Sa ka fituar secili prej tyre brenda vitit?

Video me zë, vetëm me një komandë
Për herë të parë ndonjëherë, mund të krijoni video me zë vetëm duke shkruar atë që dëshironi të ndodhë në skenë. Asnjë kamerë, asnjë mikrofon, vetëm një ide dhe AI e Google e sjell në jetë.

Përkthim i drejtpërdrejtë në Google Meet
Tani mund të flisni në gjuhën tuaj dhe bashkëbiseduesi juaj të dëgjojë në gjuhën e tij në kohë reale. Një revolucion për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe komunikimin pa barriera.

Gmail që përgjigjet vetë për ju
Falë AI, Gmail do të mësojë si flisni dhe do të përgjigjet vetë në email, me stilin tuaj të komunikimit. Të shkruash email-e? Ndoshta s’do t’ju duhet më kurrë.

Lexo gjithashtu: Pse të gjithë po kthehen në sipërmarrës?

Google Search në “AI Mode”
Harrojini lidhjet blu që zgjidhnim më parë. Tani kërkimi në Google do të jetë si të flasësh me një asistent, njësoj si të përdorësh ChatGPT. Kjo i tremb shumë media dhe faqe të vogla informimi.

Gemini Live, asistenti vizual
Përdorni kamerën tuaj për të kuptuar dhe zgjidhur çdo situatë. Doni të montoni një karrige? Gemini ju udhëzon hap pas hapi. Është si të kesh një udhëzues personal në çdo moment.

“Try it on”, prova virtuale e produkteve
Mund të provoni rrobat me fotografinë tuaj, pa i porositur fare. AI e Google ju ndihmon të shihni se si një veshje ju rri, përpara se ta blini.

Të gjitha këto veçori u lançuan këtë javë dhe tregojnë se jemi duke hyrë në një epokë të re të teknologjisë, ku AI nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një bashkëpunëtor i përditshëm në jetën tonë.

Siç përmbyll edhe vetë NAS në video:
“Revolucioni i inteligjencës artificiale do ta bëjë jetën tonë më të mirë… dhe më të frikshme.”

instagram

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0