Shkollën e lanë, por jo ëndrrën, njihuni me 10 ikonat e reja të suk... - Business Magazine Albania

Shkollën e lanë, por jo ëndrrën, njihuni me 10 ikonat e reja të suksesit

Kur mendojmë për suksesin, shpesh imagjinojmë vite përvojë dhe flokë gri. Por në botën e sotme, shpesh janë të rinjtë që udhëheqin me ide të freskëta, guxim dhe një ndjenjë të lindur për të sfiduar rregullat.

Këta 10 sipërmarrës nën 40 vjeç nuk kanë pritur leje për të ndryshuar botën. Ata e kanë ndërtuar suksesin e tyre mes sfidave, dështimeve dhe guximit për të ndjekur pasionin. E nëse mendon se je shumë i/e ri/e për të nisur diçka vetë.

Lexo gjithashtu: Si ta njohësh vlerën tënde në punë? Mësimi që Shaq na jep të gjithëve

Allison DeVane (33 vjeç) 

Allison nisi Teaspressa-n me një ide të thjeshtë,“ta bëjmë çajin cool.” Me një karrocë lavanderie dhe çaj të përgatitur si espresso, ajo nisi të shpërndante mostra në rrugët e Phoenix. Sot? 4 dyqane, një e-commerce i fuqishëm dhe 100% pronare e markës së saj. E gjitha nisi me një filxhan pasioni.

Josh Feinsilber (22 vjeç)

Si adoleshent, Josh zbuloi Kahoot dhe e pa një boshllëk. Ai krijoi Gimkit, një platformë interaktive për mësues dhe nxënës, që sot ka mbi 3 milion përdorues aktivë. Dhe jo, nuk ka mbaruar ende universitetin. Imagjino çfarë vjen më pas.

Derrick Hayes (36 vjeç) 

Pa diplomë, me një fëmijëri të vështirë dhe shumë pengesa personale, Derrick sot udhëheq një zinxhir restorantesh që janë sinonim i ushqimit autentik. Nga Atlanta në Florida, ai po ndërton një markë kombëtare, ndërsa mban gjallë kujtimin e babait të tij. Suksesi ka shije më të mirë kur është fituar me djersë.

David Karp (37 vjeç) 

E nisi me HTML në moshën 11 vjeç dhe ndërtoi Tumblr në 21. Karp nuk deshi të “shitej”, por kur Yahoo i ofroi më shumë se një miliard dollarë, ai mbeti gjithsesi besnik vizionit të tij për një platformë kreative. Sot, po eksperimenton me kinemanë dhe televizionin.

Lexo gjithashtu: Si mund t’ju bëjë “networking” një menaxher më të mirë?

Brian Keller (34 vjeç) 

Me Love Your Melon, ai nisi një mision, 45,000 kapela për fëmijët me kancer. Deri tani ka dhuruar mbi 230,000 dhe ka kontribuar me mbi $9.4 milion për kërkimin shkencor. Projekti i tij i ri, Rorra, synon të sjellë ujë të pastër në çdo shtëpi.

Kathryn Minshew (38 vjeç) 

Kur kërkonte një punë që ta përfaqësonte si grua, nuk gjeti dot… ndaj e krijoi vetë! The Muse është sot një nga platformat më të mëdha për karrierë me 75 milion përdorues. Ajo vazhdon të ndikojë botën e punës edhe si këshilltare për fonde të investimit dhe startup-e.

Melanie Perkins (36 vjeç) 

Nga Australia në zemër të teknologjisë, Canva është përdorur nga 85% e kompanive Fortune 500. Sot, Perkins po udhëheq edhe integrimin e inteligjencës artificiale në dizajn, duke e bërë krijimtarinë më të lehtë për të gjithë.

Alex Schulze (32 vjeç) 

Një udhëtim në Bali i hapi sytë për ndotjen. Ai dhe shoku i tij krijuan 4ocean, që për çdo produkt të shitur, pastron të paktën 1 kg mbeturina nga deti. Me më shumë se 30 milionë kg të pastruara, kompania e tij është simbol i biznesit me ndikim.

Everette Taylor (34 vjeç) 

I përjashtuar nga kolegji dhe me një të kaluar të vështirë, sot udhëheq platformën më të madhe të financimit të projekteve kreative. Ai ka zbatuar javë pune me 4 ditë dhe vazhdon të ndërtojë një kulturë të shëndetshme dhe inovative pune.

Whitney Wolfe Herd (34 vjeç) 

Ish-drejtore në Tinder, ajo u largua mes tensioneve dhe nisi Bumble, ku gratë e bëjnë hapin e parë. Në 2021, u bë gruaja më e re që dërgoi një kompani në bursë. Sot është kryetare ekzekutive dhe e përkushtuar në zhvillimin e teknologjisë së sigurt për gratë.

business.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0