Ky start-up gjerman mund të ngrijë trupin tënd dhe të përpiqet të të zgjojë në të ardhmen – për $200.000 - Business Magazine Albania

Ky start-up gjerman mund të ngrijë trupin tënd dhe të përpiqet të të zgjojë në të ardhmen – për $200.000

Ky start-up gjerman mund të ngrijë trupin tënd dhe të përpiqet të të zgjojë në të ardhmen – për $200.000

Një start-up gjerman i kriogjenzës ofron një shans për jetë të dytë, për çmimin e një makine sportive. Por a është kriogenika e arritshme apo ende një premtim bosh?

Një ambulancë e vogël e parkuar pranë një lulishteje në qendër të Berlinit duket si lodër  me një vijë të trashë portokalli anash dhe me tela që varen nga tavani.

Kjo është një nga tre ambulancat e modifikuara nga Tomorrow.Bio, laboratori i parë i kriogjenzës në Evropë, me misionin për të ngrirë trupat e njerëzve pas vdekjes dhe, një ditë, për t’i rikthyer në jetë – për një tarifë prej 200,000 dollarësh (rreth 165,000 paundë). Pranë pompës së perfuzionit ndodhet Emil Kendziorra, bashkëthemelues i Tomorrow.Bio dhe ish-studiues i kancerit, i cili ndryshoi karrierë pasi e konsideronte progresin në trajtimin e sëmundjes si “shumë të ngadaltë”. Ndërsa laboratori i parë i kriogjenzës në botë u hap në Miçigan gati gjysmë shekulli më parë – duke nxitur ndarje të forta mes atyre që e shohin si të ardhmen e njerëzimit dhe të tjerëve që e cilësojnë të pamundur – Kendziorra thotë se interesimi po rritet.

Deri më tani, ata kanë ngrirë (“krioruajtur”) “tre ose katër” persona dhe pesë kafshë shtëpiake, ndërsa afro 700 të tjerë janë regjistruar. Gjatë vitit 2025, kompania do të zgjerojë operacionet për të mbuluar të gjithë SHBA-në. Megjithatë, askush nuk është ringjallur ndonjëherë pas një krioruajtjeje. Edhe nëse do të ishte e mundur, ekziston rreziku i dëmtimit të rëndë të trurit. Fakti që deri më sot nuk ka prova që organizma me struktura të ndërlikuara të trurit si njerëzit mund të rikthehen me sukses, e bën këtë koncept “qesharak”, sipas Clive Coen, profesor i neuroshkencës në King’s College London. Ai i sheh premtimet për përdorimin e nanoteknologjisë apo hartëzimit të neuroneve të trurit si mbivlerësime të pajustifikuara.

Lexo edhe: Krijohet video-loja që kuron depresionin pa terapi!

Por kritika të tilla nuk kanë ndalur ambiciet e Tomorrow.Bio. Pasi një pacient nënshkruan me kompaninë dhe një mjek konfirmon se ai është në ditët e fundit të jetës, kompania dërgon një ambulancë në vendndodhjen e tij. Pasi shpallet ligjërisht i vdekur, pacienti vendoset në ambulancën e Tomorrow.Bio dhe fillon procedura e kriogjenzës. Kompania është frymëzuar edhe nga raste të rralla si ajo e Anna Bagenholm, e cila në vitin 1999 kaloi dy orë klinikisht e vdekur gjatë një pushimi me ski në Norvegji, por më pas u ringjall. Gjatë procedurës, trupi ftohet deri në temperatura nën zero dhe furnizohet me një lëng krioprotektiv.

“Sapo kalon zero gradë, nuk dëshiron ta ngrish trupin, por ta krioruajsh,” thotë Kendziorra. “Nëse trupi ngrin, krijohen kristale akulli që shkatërrojnë indet. Për ta shmangur këtë, zëvendëson gjithë ujin në trup me një solucion krioprotektiv.” Ky solucion përmban dimetil sulfosid (DMSO) dhe etilen glikol (substanca të përdorura në produkte si antifriz). “Pasi kryhet ky proces, trupi ftohet me një kurbë shumë të saktë, fillimisht shpejt deri në -125°C, dhe më pas ngadalë deri në -196°C.” Në këtë temperaturë, pacienti dërgohet në një njësi ruajtjeje në Zvicër ku, siç thotë Kendziorra, “prit të kalojë koha”. “Plani,” thotë ai, “është që në të ardhmen teknologjia mjekësore të ketë avancuar aq sa të mund të kurohet arsyeja që çoi në vdekjen e pacientit dhe të përmbyset procesi i krioruajtjes.” Nëse kjo do të ndodhë për 50, 100 apo 1,000 vjet, është e paqartë. “Në fund të fundit, kjo nuk ka shumë rëndësi,” thotë ai. “Për sa kohë mbahet temperatura, trupi mund të ruhet praktikisht për një kohë të pacaktuar.”

Siç shprehet vetë Kendziorra:
“Shumë gjëra që sot nuk janë të provuara mund të funksionojnë – thjesht askush nuk i ka provuar ende.”

bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0