Opinion/Nevoja urgjente për lidership në trojet shqiptare - Business Magazine Albania

Opinion/Nevoja urgjente për lidership në trojet shqiptare

Dëshironi të arrini mjeshtërim të lidershipit? Nisni tek e pavetëdijshmja juaj

Nga Vehbi Zeqiri*

Aplikim dhe pritja për viza pune nga njëra anë, pastaj biseda dhe plane ndër të rinjtë për dalje nga Kosova dhe Shqipëria nga ana tjetër, kanë arritur në nivele shqetësuese për shoqërinë tonë.

Fakti edhe më shqetësues në këtë ‘mesele’ është që plane për dalje nga Kosova dhe Shqipëria janë duke bërë edhe të punësuarit.

Nga ana tjetër, shumë konkurse pune të hapura prej bizneseve dhe organizatave, si dhe biseda dhe brenga të skajshme të pronarëve të këtyre bizneseve në lidhje me të ardhmen e tyre në aspektin e burimeve njerëzore, janë bërë ndër temat kyçe nëpër çdo cep të Kosovës.

Të gjithë (pronarët dhe punonjësit) i kanë arsyet dhe justifikimet e tyre…

Shumë pronarë të bizneseve kanë arritur sukses në bazë të njohurive dhe përvojave të tyre teknike dhe profesionale. Gjatë këtij rrugëtimi ata kanë rritur edhe numrin e të punësuarve si nevojë e pashmangshme për mbarëvajtjen e biznesit të tyre. Sipas informatave nga tereni, supozohet që shumë prej këtyre pronarëve nuk kanë qenë të përgatitur aspak se si t’i udhëheqin dhe trajtojnë punonjësit e tyre. Si rrjedhojë, shumë pak prej tyre kanë arrit ta kuptojnë këtë mangësi dhe paaftësi të tyre!

Ndoshta edhe nuk kanë faj…, sepse askush nuk i ka trajnuar dhe edukuar se si të udhëheqin. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi dhe pasiguri te punonjësit e tyre dhe si rezultat punonjësit kanë humbur shpresën dhe vetëbesimin, por jo vetëm kaq, ata gjithashtu kanë humbur edhe kreativitetin, produktivitetin, dhe përkushtimin ndaj punës dhe biznesit të pronarit.

Mungesa e lidershipit të mirëfilltë

Nuk ka asnjë pikë dyshimi që mungesa e lidershipit të mirëfilltë nga ana e pronarëve/biznesmenëve i ka sjellë punonjësit e tyre në këtë gjendje. Pos kësaj mungesa e prindërimit të duhur – lidershipit familjar në familjet e këtyre punonjësve, ka shtuar dozën e pakënaqësisë dhe pasigurisë te këta punonjës.

Vetëm njerëzit më të suksesshëm e pranojnë faktin që mund të kenë gabuar apo të pranojnë faktin që kanë pak njohuri rreth udhëheqjes/ lidershipit! Të tillët janë të gatshëm të kërkojnë mbështetje prej ekspertëve të kësaj fushe që t’i trajnojnë dhe udhëzojnë se si të bëhen udhëheqës më të mirë.

Pronarë të bizneseve dhe udhëheqës të organizatave dhe institucioneve të ndryshme…, është nevoja urgjente që të kini mendjen dhe urtësinë e ta kuptoni këtë mangësi që mund ta keni! Intervenimi juaj i shpejtë në këtë drejtim mund të shpëtojë biznesin tuaj, por edhe shumë familje të punonjësve, të cilët janë nën mbikëqyrjen (amanetin) dhe trajtimin tuaj.

Edhe liderët më të mëdhenj të botës kanë kaluar nëpër faza të tilla, me shumë gabime në udhëheqje, por dallimi i tyre është se ata gjithmonë kanë ndërmarrë hapa përmirësimi në të gjitha drejtimet e nevojshme, pra ata kanë qenë dhe janë student të përhershëm.

Pranimi i mundësisë së gabimit dhe udhëheqjes jo adekuate të deritanishme, do t’ju mundësoj të përmirësoheni, me garanci…!

Çfarë po prisni…, ndihmoni biznesin tuaj, punonjësit tuaj, si dhe ekonominë e vendit, me angazhimin tuaj.

*Z.Zeqiri ka përvojë prej më shumë se 30 viteve në pozita udhëheqëse. Ai është themelues i ‘Fondacionit për Lidership dhe Avancim Personal’ në Kosovë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0