TikTok prezanton funksionin e parë me AI për gjenerimin e videove nga fotografitë - Business Magazine Albania

TikTok prezanton funksionin e parë me AI për gjenerimin e videove nga fotografitë

"Boomerang-u" i TikTok!

TikTok ka lançuar një risinë më të fundit në platformën e saj: funksionin “TikTok AI Alive”, i cili përdor inteligjencën artificiale për të transformuar imazhet statike në video dinamike, brenda seksionit TikTok Stories.

Ky funksion u jep mundësi përdoruesve që të gjallërojnë fotografitë e tyre përmes efekteve vizuale dhe zanore. Për shembull, një pamje e thjeshtë e detit dhe qiellit mund të shndërrohet në një video ku retë lëvizin, ngjyrat e qiellit ndryshojnë, dhe dëgjohen tingujt relaksues të dallgëve.

“TikTok AI Alive” vjen si vazhdim i një iniciative të mëparshme të kompanisë për krijimin e imazheve nga tekstet, dhe është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj garës në rritje me Instagram dhe Snapchat, të cilat tashmë ofrojnë mjete të ngjashme të bazuara në AI për përmbajtje kreative. TikTok po bën hapin tjetër në këtë garë, duke kaluar nga imazhet në video, ndërkohë që Snapchat ka njoftuar se së shpejti do të lançojë një funksion të ngjashëm.

Lexo edhe: A do të vdesë industria e librave komikë nga AI? Artistët janë të ndarë mes frikës dhe përqafimit të teknologjisë

Platforma thekson se ka vendosur masa sigurie për të parandaluar shkeljet e politikave të saj. Përmbajtja e krijuar do të kalojë përmes një procesi rishikimi përpara se të publikohet, me qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të kontrolluar për përdoruesit.

Kjo lëvizje e TikTok shënon një hap të rëndësishëm në evolucionin e platformave sociale drejt integrimit më të thellë të inteligjencës artificiale në krijimtarinë digjitale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0