Amazon prezanton robotin që “ndien”, një hap gjigant drejt autom... - Business Magazine Albania

Amazon prezanton robotin që “ndien”, një hap gjigant drejt automatizimit

Amazon ka bërë një hap të rëndësishëm drejt së ardhmes së logjistikës, ka krijuar një robot magazinimi që nuk vetëm sheh dhe lëviz, por edhe ndien. I quajtur Vulcan, ky robot inovativ është projektuar për të përmirësuar ndjeshmërinë taktike, duke e afruar gjithnjë e më shumë automatizimin me aftësitë e punëtorëve njerëzorë në qendrat e shpërndarjes së Amazon.

Lexo gjithashtu: Rregullorja për sigurinë kibernetike, operatorët e energjisë duhet të certifikohen

Vulcan përdor ndjesinë e prekjes për të lëvizur mes rafteve dhe për të identifikuar produktet që duhet të paketohen. Aaron Parness, drejtori i robotikës AI në Amazon, shpjegon: “Kur përpiqesh të marrësh ose të vendosësh artikuj në një nga këto module, është e pamundur ta bësh këtë pa kontaktuar edhe me artikujt e tjerë. Ndjesia e prekjes është thelbësore.”

Sistemi Vulcan përbëhet nga një krah robotik klasik, por me një shtesë të veçantë në formë spatule që shërben për të lëvizur produktet dhe një thithëse që kap sendet për t’i nxjerrë nga raftet. Sensoret e integruar në kyçet e robotit lejojnë identifikimin e kontureve dhe skajeve të artikujve, ndërsa një algoritëm i avancuar AI interpreton të dhënat dhe udhëheq lëvizjet e tij.

Ky zhvillim i ri është zbuluar në një qendër shpërndarjeje në Hamburg, Gjermani, dhe Vulcan tashmë është duke punuar edhe në një qendër tjetër në Spokane, SHBA. Robotët punojnë krah për krah me njerëzit, duke marrë përsipër detyra të lodhshme ose që kërkojnë shtrirje në lartësi apo thellësi të mëdha. Nëse Vulcan nuk mund të gjejë një artikull, detyra kalon menjëherë tek operatorët njerëzorë.

Lexo gjithashtu: Trump për Tiktok: “Kam një dobësi për këtë app, do e shtyja afatin sërish!”

Ekspertët janë të impresionuar, por edhe realistë mbi sfidat. Ken Goldberg, profesor robotike në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, thekson: “Ndjesia e prekjes njerëzore është jashtëzakonisht e ndërlikuar dhe e sofistikuar. Robotët po përparojnë shpejt, por nuk pres që sensorë me ndjeshmëri të barabartë me lëkurën njerëzore të jenë realitet në 5-10 vitet e ardhshme.”

Megjithatë, ky është një hap vendimtar drejt automatizimit të zgjuar. Amazon ka shtuar ndjeshëm përdorimin e robotëve vitet e fundit, duke e bërë gjithnjë e më të zakonshme pamjen e robotëve që transportojnë dhe paketojnë produkte. Tani, falë Vulcan-it, edhe detyrat më të ndërlikuara të manipulimit dhe kapjes së artikujve – që deri më tani vareshin kryesisht nga puna e njeriut, po bëhen gjithnjë e më të arritshme për automatizim.

Parness është i qartë: “Ne nuk besojmë tek një automatizim 100%, ajo që synojmë është një bashkëpunim inteligjent mes robotëve dhe punëtorëve tanë. Kur punojnë së bashku, arrijmë më shumë.”

Dhe ndërsa teknologjia evoluon, Amazon synon t’u japë robotëve të tjerë të saj të njëjtat aftësi të ndjeshme, duke avancuar vazhdimisht drejt një të ardhmeje ku makineritë nuk janë vetëm të fuqishme, por edhe… të ndjeshme.

WIRED

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0