TikTok është dënuar me 345 milionë euro nga Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave (DPC) për shkelje të rënda të rregullave të privatësisë të Bashkimit Evropian, veçanërisht në trajtimin e të dhënave të fëmijëve.
Hetimi zbuloi se në vitin 2020, llogaritë e përdoruesve të moshës 13 deri në 17 vjeç ishin të vendosura si publike nga default, duke i ekspozuar ato ndaj çdo përdoruesi të internetit. Gjithashtu, funksioni “family pairing” nuk verifikonte nëse përdoruesi i lidhur ishte prind apo kujdestar, duke mundësuar aktivizimin e mesazheve direkte për të rinjtë mbi 16 vjeç pa pëlqimin e tyre.
Lexo edhe: WhatsApp kap 3 miliardë përdorues në muaj, një tjetër rekord për Meta-n
TikTok ka bërë disa ndryshime që nga periudha e hetimit, duke përfshirë vendosjen e llogarive private për përdoruesit nën 16 vjeç që nga janari i vitit 2021. Megjithatë, DPC e ka urdhëruar kompaninë të përmbushë plotësisht kërkesat e privatësisë brenda tre muajve.
Burimi:Reuters
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto