11 bankat shqiptare të nivelit të dytë morën përgjigje pozitive nga Këshilli Evropian i Pagesave – EPC për përfshirjen në skemën SEPA Credit Transfer (SEPA CT), duke u vlerësuar se përmbushin të gjitha kriteret e nevojshme për përfshirjen në këtë skemë!
Lajmin e ka bërë të ditur Banka e Shqipërisë e cila thekson se me këtë hap bankat shqiptare bëhen të parat në Ballkanin Perëndimor që aplikojnë dhe pranohen në këtë skemë të rëndësishme evropiane, duke u shtuar në listën publike të pjesëmarrësve në SEPA CT.
Nga data 7 tetor 2025, këto banka do të mund të dërgojnë dhe pranojnë transferta krediti SEPA në euro për klientët e tyre — një hap i madh drejt rritjes së efikasitetit dhe integrimit evropian.
Ky sukses është rezultat i punës së përkushtuar të Bankës së Shqipërisë dhe Albanian Association of Banks / Shoqata Shqiptare e Bankave, që në rolin e NASOs për Shqipërinë, kanë drejtuar me sukses këtë proces kombëtar. Ndërkohë, po vijon puna për fazën e dytë: përfshirjen e Institucioneve Financiare JoBanka në skemën SEPA.
Burimi: BSH
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto