Intensifikimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Puglia-s përmes projekteve të infrastrukturës dhe logjistikës - Business Magazine Albania

Intensifikimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Puglia-s përmes projekteve të infrastrukturës dhe logjistikës

Shqipëria do të intensifikojë bashkëpunimin ekonomik me rajonin e Puglias në Itali, me fokus logjistikën dhe transportin. Njëzet kompani puljeze të këtij sektori zhvilluan një takim me përfaqësues të institucioneve shqiptare, për t’u informuar më shumë lidhur me investimet e kryera nga qeveria shqiptare në infrastrukturë në vitet e fundit si edhe projektet me interes të përbashkët ndërmjet dy vendeve tona.

Takimi u organizua në Dhomën e Tregtisë në Bari si pjesë e një projekti bashkëpunimi, të promovuar nga Unioncamere Puglia dhe Uniontrasporti.

Projekti per infrastrukturën pason marrëveshjet e partneritetit tregtar dhe bashkëpunimit për zhvillim të nënshkruara së fundmi mes qeverive të Italisë dhe Shqipërisë dhe synon të informojë kompanitë italiane në lidhje me projektet për forcimin e infrastrukturës që kanë nisur tashmë në Shqipëri. Këto projekte kanë të bëjnë veçanërisht me ndërtimin e rrugëve dhe autostradave, lëvizjen e mallrave me rrugë detare, transportin hekurudhor, lidhjen dhe digjitalizimin e infrastrukturës dhe të proceseve.

“Ndërsa Komisioni Evropian punon për ndërlidhjet ndërkufitare të energjisë elektrike, Puglia bën pjesën e saj, duke punuar për të inkurajuar partneritetet me Shqipërinë në infrastrukturë. Ne duam të krijojmë kushtet për të përmirësuar fluksin e mallrave, por edhe për të promovuar më gjerë njohuritë dhe kompetencat e kompanive tona në fushën e transportit dhe ICT”, deklaroi Luciana Di Bisceglie, Presidente e Unioncamere Puglia.

Luciana Di Bisceglie, Presidente e Dhomës së Tregtisë së Barit dhe Presidente e Unioncamere Puglia

Bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Italisë ka qenë i lartë që pas viteve ’90. Italia është partneri kryesor tregtar i vendit tonë, me 27.8% të totalit të shkëmbimeve tregtare për vitin 2024. Ndërkohë që fluksi i investimeve italiane në Shqipëri për vitin e kaluar përllogaritet në 1.7 miliardë euro, me rritje vjetore 16%.

Shkëmbimet ekonomiko-tregtare, në rritje të vazhdueshme ndër vite mes Italisë dhe Shqipërisë, në vitin 2024 kanë tejkaluar 3.3 miliardë euro dhe, së bashku me Lombardinë, është pikërisht Puglia që luan rolin kryesor mes distrikteve ekonomiko-industriale të Italisë, me mbi 500 milionë euro, pothuajse të ndara në mënyrë të barabartë mes importeve dhe eksporteve.

Me këtë nismë, Unioncamere Puglia dhe Uniontrasporti synojnë të forcojnë këtë prirje duke ofruar dhe promovuar një shkëmbim të njohurive teknike, me një vëmendje të veçantë ndaj mënyrës së përfshirjes së komuniteteve te biznesit në projektimin e infrastrukturave të reja dhe ndaj temave të dixhitalizimit dhe lidhshmërisë (Konektivitetit). Këto të fundit janë strategjike edhe për të shfrytëzuar plotësisht mundësitë që hap marrëveshja e nënshkruar së fundmi mes Italisë, Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për realizimin e ndërlidhjeve energjetike mes dy brigjeve të Adriatikut.

Investitorët italianë dhe ata shqiptare që janë të interesuar për bashkëpunime të ndërsjella mund të informohen dhe të vendosin ura bashkëpunimi nëpërmjet selisë së Unioncamere Puglia në Tiranë, opoerative në Shqipëri që në vitin 1999.

Unioncamere Puglia në Shqipëri është shndërruar në një faktor të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit reciprok ndërmjet biznesit italian dhe atij shqiptar, antena e pare e sistemit kameral italian ne Shqiperi dhe nje partner i rendesishem . Gjatë 25 viteve të aktivitetit të pandërprerë në mbështetje të sipërmarrësve, Dega e saj në Tiranë është shndërruar, për shumë ndërmarrje italiane dhe shqiptare, në një pikë referimi që garanton transparencë, besueshmëri, mbrojtje të marrëdhënieve tregtare dhete partneritetrve industriale.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0