Shkencëtarët krijojnë për herë të parë dhëmbë njeriu në laborator - Business Magazine Albania

Shkencëtarët krijojnë për herë të parë dhëmbë njeriu në laborator

Shkencëtarët krijojnë për herë të parë dhëmbë njeriu në laborator

Shkencëtarët kanë arritur një arritje historike duke rritur për herë të parë në laborator dhëmbë njerëzorë, sipas një studimi të ri të publikuar. Studiuesit në King’s College London thonë se ky zbulim mund të çojë në një të ardhme ku pacientët mund të rigjenerojnë vetë dhëmbët e humbur, duke ofruar një alternativë natyrale ndaj mbushjeve apo implanteve dentare.

Ekipi ka zhvilluar një material që imiton mjedisin natyror të zhvillimit të dhëmbit, duke lejuar qelizat të komunikojnë mes tyre dhe të nisin procesin e formimit të dhëmbit. Dr Ana Angelova-Volponi, drejtoreshë e departamentit të stomatologjisë rigjenerative në King’s College London, u shpreh se kjo arritje ka potencialin të “revolucionarizojë kujdesin dentar”. Studimi thekson se disa kafshë si p.sh. peshkaqenët dhe elefantët kanë aftësinë të prodhojnë dhëmbë të rinj gjatë gjithë jetës, ndërsa njerëzit kanë vetëm një palë dhëmbë të përhershëm në moshën adulte. Aftësia për të rigjeneruar dhëmbët do të përbënte një hap gjigand përpara në fushën e stomatologjisë, sugjerojnë studiuesit. Ndryshe nga implantet apo mbushjet, të cilat janë zgjidhje të ngurta dhe nuk përshtaten me kalimin e kohës, dhëmbët e rritur në laborator nga qelizat e vetë pacientit mund të integrohen natyrshëm në nofull dhe të vetë-riparohen si një dhëmb i zakonshëm. Kërkimi, i zhvilluar në bashkëpunim me Imperial College London, është rezultat i më shumë se një dekade pune.

Lexo edhe:Kur dashuria për gjuhën bëhet inovacion, Kleida Peçulaj dhe platforma që ruan shqipen e fëmijëve në diasporë

Xuechen Zhang, studiues në Fakultetin e Stomatologjisë, Shkencave Orale dhe Kraniofaciale, tha:
Mbushjet nuk janë zgjidhja më e mirë për riparimin e dhëmbëve. Ato dobësojnë strukturën e dhëmbit me kalimin e kohës, kanë jetëgjatësi të kufizuar dhe mund të çojnë në prishje apo ndjeshmëri më të lartë. Implantet kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale dhe një kombinim të mirë mes implantit dhe kockës. Të dyja janë zgjidhje artificiale dhe nuk rikthejnë funksionin e plotë natyror të dhëmbit, duke sjellë rreziqe afatgjata.” “Dhëmbët e rritur në laborator do të rigjeneroheshin natyrshëm, do të integroheshin me nofullën si dhëmbë të vërtetë, do të ishin më të fortë, më jetëgjatë dhe pa rrezik refuzimi, duke ofruar një zgjidhje më të qëndrueshme dhe biologjikisht të përshtatshme.” Përpjekjet e mëparshme për të rikrijuar këtë proces në laborator kishin dështuar, pasi qelizat nuk arrinin të komunikonin në mënyrë efektive.

Aktualisht, studiuesit po eksplorojnë dy qasje të mundshme: të rritin një dhëmb të plotë në laborator për ta transplantuar më pas, ose të vendosin qeliza të fazës së hershme të zhvillimit të dhëmbit direkt në nofullën e pacientit, ku ato mund të vazhdojnë të zhvillohen. Zhang shtoi: “Kemi disa ide për mënyrën se si mund t’i vendosim dhëmbët në gojën e pacientit. Mund të transplantojmë qelizat e reja në vendin ku mungon dhëmbi dhe t’i lëmë të rriten brenda gojës. Ose mund të krijojmë një dhëmb të plotë në laborator dhe më pas ta vendosim te pacienti. Për të dyja opsionet, duhet të nisim procesin e zhvillimit të dhëmbit që në fazat më të hershme në laborator.” Dr Angelova-Volponi shtoi: “Me përparimin e këtij fushe, integrimi i teknikave kaq inovative mund të sjellë një revolucion në kujdesin dentar, duke ofruar zgjidhje të qëndrueshme dhe efektive për riparimin dhe rigjenerimin e dhëmbëve.”

independent

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0