Çfarë duhet të dini për mineralet dhe se si ndikojnë ata në trupin e njeriut? - Business Magazine Albania

Çfarë duhet të dini për mineralet dhe se si ndikojnë ata në trupin e njeriut?

Çfarë duhet të dini për mineralet dhe se si ndikojnë ata në trupin e njeriut?

Elise Heeney, dietologe klinike në Qendrën Mjekësore Banner Del E. Webb, shpjegon se kur bëhet fjalë për shëndetin tonë, mineralet janë të rëndësishme për prodhimin e enzimave (proteinat, që ndihmojnë në përshpejtimin e reaksioneve kimike) dhe hormonet (lajmëtarët kimikë, që ndihmojnë në koordinimin e funksioneve trupore). Heeney thotë se, mënyra më e mirë për të marrë vitamina dhe minerale, është përmes një diete të ekuilibruar. Në vazhdim shpjegohet se çfarë bëjnë mineralet për trupin dhe si t’i marrim ato.

Çfarë bëjnë mineralet?

Mineralet janë thelbësore për kryerjen e aktiviteteve të përditshme të trupit tonë. Dr. Pedro R. Rodriguez Guggiari, specialist i mjekësisë së brendshme dhe Shef i Stafit në Qendrën Mjekësore Banner Del E. Webb në Sun City West, Arizona, thotë: “Mineralet ndihmojnë në mënyra të ndryshme; jodi për tiroiden (energji dhe qëndrueshmëri); fluoruri i kalçiumit për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve; hekuri për formimin e qelizave të gjakut dhe parandalimin e anemisë; magnezi dhe kaliumi për funksionin muskulor dhe indet strukturore.

Sa minerale i duhen trupit?

Sasia e mineraleve, që i nevojiten trupit, varet nga minerali. Mineralet mund të ndahen në makrominerale (nga të cilat na duhen më shumë se 100 mg në ditë) dhe mikrominerale (nga të cilat ne më pak se 100 mg në ditë.)

Lexo edhe: Si ta largojmë plakjen dhe zgjasim jetën? Peter Diamandis tregon bindjen për jetëgjatësinë

Cilat janë mineralet kryesore?

Disa nga makromineralet e nevojshme për trupin tonë përfshijnë:

Kalciumi, i cili është i rëndësishëm për shëndetin e kockave.

Fosfori, i cili është i rëndësishëm për kockat dhe funksionet metabolike.

Magnezi, i cili është i rëndësishëm për funksionin dhe lëvizjen enzimatike.

Natriumi, i cili është i rëndësishëm për mbajtjen e lëngjeve të trupit dhe për mirëfunksionimin e sistemit nervor dhe muskular.

Kaliumi, i cili është i rëndësishëm për rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe shëndetin e sistemit nervor dhe muskular.

Klori, i cili është i rëndësishëm për rregullimin e lëngjeve të trupit dhe ekuilibrit të elektroliteve.

Sipas Kaiser Health, disa nga mikromineralet e kërkuara dhe funksionet e tyre përfshijnë:

Hekuri, i cili është pjesë e molekulës së rëndësishme hemoglobinë, që gjendet në qelizat e kuqe të gjakut, të cilat bartin oksigjenin nëpër trup.

Zinku, i cili nevojitet për prodhimin e proteinave dhe materialit gjenetik.

Seleni, një antioksidant.

Dhe jodi, i cili gjendet në hormonin e tiroides.

Cilat ushqime janë të pasura me minerale?

Heeney thotë se ushqimet e pasura me minerale përfshijnë një shumëllojshmëri frutash, drithërash, bishtajash, frutash të thata dhe farash, proteina pa yndyrë dhe produkte qumështi me pak yndyrë.

yahoo

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0