Parkimi nuk do të jetë më një problem me LookUP Parking! - Business Magazine Albania

Parkimi nuk do të jetë më një problem me LookUP Parking!

Parkimi nuk do të jetë më një problem me LookUP Parking!

Nga Eni Muça

Parkimi është një nga sfidat më të mëdha të qyteteve të mëdha, veçanërisht në Tiranë, ku hapësirat e kufizuara dhe kërkesa e lartë krijojnë një situatë kaotike për shoferët. Pikërisht këtu vjen në ndihmë LookUp Parking, një startup inovativ që synon të ndryshojë mënyrën se si njerëzit gjejnë dhe rezervojnë vendparkimet në qytetet shqiptare. Një nga bashkëthemeluesit e LookUp Parking është Delin Spahiu, dizajner UI/UX dhe marketer me të cilin ne kemi zhvilluar edhe një intervistë për të kuptuar më shumë rreth startup-it të tij.Themelues të tjerë janë

Xhurian Shaba, zhvillues kryesor dhe  Alvi Palloshi, zhvillues i aplikacioneve mobile.

“Ideja për LookUp lindi nga përvoja personale e një prej bashkëthemeluesve gjatë përdorimit të Airbnb për të rezervuar një shtëpi pushimi,” shpjegon Delin Spahiu. “Meqenëse shtëpia kishte një garazh të lirë në një zonë ku parkimi ishte problem, u mendua se ky hapësirë mund të jepej me qira për periudhën e pushimeve, duke gjeneruar të ardhura. Ky koncept u zgjerua për të përfshirë të gjitha hapësirat e pashfrytëzuara që mund të shndërrohen në mundësi parkimi.”

Misioni i LookUp është të bëjë parkimin më të lehtë, më të shpejtë dhe më të organizuar për të gjithë përdoruesit. Platforma synon të ulë kohën e kërkimit për një vendparkim, të optimizojë përdorimin e hapësirave ekzistuese të parkimit dhe të japë mundësinë çdo kujt të gjenerojë të ardhura dhe të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës së qytetit.

“Ajo që na diferencon nga konkurrentët është përqasja jonë e dyfishtë e tregut dhe teknologjia inovative që përdorim,” thekson Delini. “Sistemi ynë i bllokuesve të parkimit që kontrollohen nga aplikacioni është një produkt i zhvilluar plotësisht nga ekipi ynë dhe garanton sigurinë e vendit të rezervuar.” LookUp Parking është platformë e plotë që lejon përdoruesit të gjejnë, rezervojnë dhe paguajnë për parkim 100% online, duke garantuar një përvojë të sigurt dhe të lehtë për t’u përdorur.

Lexo edhe:BSH: Ekonomia shqiptare e qendrueshme gjatë 2024-ës, turizmi performoi më mirë

Si çdo startup, LookUp Parking është përballur me sfida të ndryshme, duke përfshirë mosbesimin ndaj pagesave online dhe mungesën e një infrastrukture të zhvilluar për digjitalizimin e shërbimeve të parkimit në Shqipëri. Megjithatë, LookUp ka arritur të ndërtojë një ekip të përkushtuar dhe të specializuar në zhvillimin e aplikacioneve dhe menaxhimin e të dhënave. Ky sukses fillestar tregon se ka një interes të madh për këtë lloj zgjidhjeje në tregun shqiptar.

“Ne synojmë të zgjerohemi në qytete të tjera dhe të shtojmë më shumë hapësira parkimi, si publike ashtu edhe private,” shton Delini. “Gjithashtu, planifikojmë të implementojmë parashikimin e disponueshmërisë së parkimeve përmes teknologjisë së Inteligjencës Artificiale, si dhe të krijojmë partneritete me institucione publike dhe private për të përmirësuar më tej shërbimin tonë.”

Përmes LookUp Parking, Delin Spahiu dhe ekipi i tij po krijojnë një platformë që jo vetëm që përmirëson përvojën e parkimit për përdoruesit, por gjithashtu ofron një mundësi ekonomike për pronarët e hapësirave të pashfrytëzuara. Kombinimi i teknologjisë, inovacionit dhe përqendrimit te nevojat e tregut lokal i ka dhënë LookUp Parking një avantazh unik në përballjen me konkurrencën dhe në ndërtimin e një ekosistemi më të organizuar për lëvizshmërinë urbane.

delin spahiu, Xhurian Shaba, Alvi Palloshi
Delin Spahiu, Xhurian Shaba, Alvi Palloshi

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0