Nga makinat RETRO te Grand Prix, Tirana pret eventin më të ma.... - Business Magazine Albania

Nga makinat RETRO te Grand Prix, Tirana pret eventin më të madh të automobilizmit

Në një atmosferë festive dhe dinamike, ka nisur ditën e djeshme edicioni i tretë i Automotive Fair Albania, ngjarja më e rëndësishme automobilistike në vend, që do të zgjasë deri më 30 mars në sheshet “Nënë Tereza” dhe “Italia” në zemër të Tiranës. Me një ekspozitë të automjeteve RETRO dhe praninë e aktorëve kryesorë të industrisë, edicioni i sivjetshëm konfirmon ambicien për të kthyer Shqipërinë në një pikë referimi për zhvillimet më të fundit të sektorit.

Lexo gjithashtu: Vjen edicioni i tretë i Automotive Fair Albania!

Ceremonia zyrtare e hapjes u shënua nga fjalimet e organizatorëve dhe përfaqësuesve të lartë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, të cilët theksuan rëndësinë në rritje të këtij eventi si një platformë bashkëpunimi mes inovacionit, qëndrueshmërisë dhe pasionit për automjetet. Aktiviteti u shoqërua me muzikë live nga MR COOL dhe AD DISHA, ndërsa pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitojnë zonat ekspozuese dhe të marrin pjesë në një koktej mirëseardhjeje.

Gjatë katër ditëve të panairit, publiku do të përjetojë një kalendar të ngjeshur ngjarjesh, ku spikat gara “Best Young Driver”, që zhvillohet të premten me pjesëmarrje të të rinjve të apasionuar pas drejtimit, si dhe parada madhështore me automjete që vijnë nga Italia për të marrë pjesë në “Tirana Grand Prix”. Kjo e fundit do të hapet me një ceremoni të veçantë të premten në mbrëmje, duke sjellë spektakël dhe adrenalinë në rrugët kryesore të Tiranës.

E shtuna do të sjellë dy fazat e para të garës “Grand Prix”, si dhe një paradë inovative ku markat më të njohura automobilistike do të prezantojnë teknologjitë më të fundit dhe vizionin për automjetet e së ardhmes. Ndërsa e diela do të kulmojë me fazën finale të garës, ndarjen e çmimeve dhe paradën përmbyllëse, përpara se gjithçka të mbyllet me një ceremoni elegante në Pallatin e Brigadave.

Automotive Fair Albania III nuk është thjesht një panair makinash, është një përvojë që bashkon historinë, teknologjinë dhe pasionin për drejtimin në një event që sjell bashkë profesionistë, entuziastë dhe publikun e gjerë. Me pjesëmarrjen e aktorëve vendorë dhe ndërkombëtarë, ky është një moment kyç për të reflektuar mbi të ardhmen e mobilitetit në Shqipëri dhe më gjerë.

Për më shumë informacion mbi programin dhe për të ndjekur aktivitetet live, vizitoni: www.automotivefairalbania.al

https://www.instagram.com/p/DHwGnNVtsoW/

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0