Inovacioni është në zemër të zhvillimit teknologjik në Shqipëri dhe AlbaniaTech po e çon këtë frymë një hap më tej. Më 16 prill, në hapësirën më të re dhe moderne për bashkëpunim dhe krijimtari, OneConnect Hub në Piramidën e Tiranës, do të mbahet takimi i tretë i serisë së eventeve “Product Launch”, këtë herë në bashkëpunim me Cyber Morfosis.
Pse të merrni pjesë?
Ky nuk është një prezantim i zakonshëm produkti. “Product Launch events” nga AlbaniaTech janë dizenjuar si platforma interaktive, ku inovacioni takohet me mundësinë. Pjesëmarrësit do të mund:
- Të krijojnë kontakte me profesionistë të industrisë, themelues startup-esh dhe drejtues të teknologjisë.
- Të njihen nga afër me vizionin e ekipit të Cyber Morfosis përmes një prezantimi interesant.
- Të eksplorojnë sfidat dhe këshillat në sigurinë kibernetike dhe të zbulojnë si mund të transformojnë përvojën e tyre të përditshme.
Detajet e eventit:
- Data: 16 prill
- Vendndodhja: OneConnect Hub, Piramida e Tiranës
- Ora: 17:30 – 19:30
- Agjenda:
- 17:30 – 18:00: Regjistrimi
- 18:00 – 18:15: Intervistë hyrëse me moderatorin
- 18:15 – 18:30: Prezantimi i startup-it (Cyber Morfosis)
- 18:30 – 19:00: Sesion Q&A
- 19:00 – 19:30: Koha për rrjetëzim
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto