Je zgjuar herët, je para kompjuterit në kohë, por pas pesë minutash e kupton që ke përfunduar gjithçka kishe në listë për sot. Puna që dikur të dukej si sfidë, sot duket si një detyrë për praktikantë. Je më i kualifikuar se ç’duhet, dhe mbi të gjitha, i pashfrytëzuar për potencialin që ke?
Mos u shqetëso, nuk je vetëm. E në fakt, nuk je as i bllokuar. Eksperienca ka treguar se pozicionet ku ndihesh “më i zoti se puna” mund të jenë mundësi të arta, nëse di si t’i luash letrat. Më poshtë janë disa nga strategjitë më të zgjuara të ndjekura nga profesionistë që ishin në të njëjtën situatë si ti, dhe dolën më të fortë prej saj.
Lexo gjithashtu: Pse kompanitë po kërkojnë gjithnjë e më shumë që aplikantët të dërgojnë video prezantuese?
- Mos rri vetëm në cepin tend, kërko sfida përtej departamentit
Susan, një konsulente HR nga Londra, tregon për një analiste që ndjente se nuk po e përdorte kapacitetin e saj të plotë. Me një sugjerim të thjeshtë, ajo nisi të bashkëpunonte me ekipin e marketingut, duke analizuar të dhëna që dikur askush nuk i kuptonte. Brenda pak ditësh, ajo jo vetëm ndihmoi të tjerët, por edhe rifitoi pasionin për punën.
Sekreti? Mos prit që dikush të të japë sfida, gjeje vetë ku mund të bëhesh i pazëvendësueshëm.
- Flisni hapur, më shumë përgjegjësi, më shumë kuptim
Livia, themeluese e një startup-i, thotë se mbajtja e punonjësve të mbikualifikuar të motivuar nuk ka lidhje me më shumë detyra, por me më shumë kuptim. Jepuni mundësinë të nisin projekte vetë, të marrin pjesë në vendimmarrje strategjike, apo të propozojnë risi. Kjo nuk është liri për t’u lodhur më shumë, është liri për të lulëzuar.
- Parashiko nevojat dhe qëndro me këmbë në tokë
Janet, një eksperte zhvillimi organizative, kujton ditët si infermiere e re, kur puna e saj ishte thjesht të mbante shënime dhe të sillte mjete. Ajo vendosi ta bëjë punën interesante duke parashikuar çfarë do të duhej më pas, dhe përfundoi duke fituar respektin e një mentoreje që i hapi dyert e karrierës.
Mësimi? Nëse di më shumë, mos u mburr. Bëhu i dobishëm.
Lexo gjithashtu: Si të ndërtoni një kulturë pune që gjenerata Z nuk do të dojë ta lërë kurrë?
- Shkruaj sfidat e tua, nëse nuk t’i jep njeri
Peter, drejtues teknologjie, thotë se duhet të krijosh vetë sfida kur mungojnë. Vëreni një proces që nuk funksionon mirë? Sugjeroje një zgjidhje. Ndihmo të tjerët. Kjo tregon lidership – edhe kur titulli yt s’thotë “drejtor”.
- Kalo nga frustrimi te mundësia
Sheena, autore bestseller, inkurajon gratë dhe veçanërisht gratë me ngjyrë, të mos ndihen të vogla në një rol të vogël. Në vend të kësaj, shiheni si trampoline, bëhu mentore, nis një projekt, ose fitoni një aftësi që do t’ju vlejë më vonë.
- Përdore si “terren stërvitor” pa stres
Daniel, një CEO që ka kaluar vetë nëpër pozita të thjeshta, këshillon që t’i shohësh ato si vend për të mësuar gjëra të reja, pa presionin e posteve të larta. Po do të mësosh Poëer BI? Bëje tani! Më vonë, do jesh një aset i pazëvendësueshëm për çfarëdo kompanie.
- Sillu si konsulent, jo thjesht si punonjës
Emily sugjeron një ndryshim të thjeshtë në mënyrën e të menduarit: në vend që të veprosh si “dikush që bën detyrat”, sillu si dikush që jep zgjidhje. Merr iniciativa, ndihmo kolegët, jep trajnime, ndërto një reputacion që tejkalon përshkrimin e vendit të punës.
- Ke kohë të lirë? Përdore për veten
Shane na kujton se një punë që nuk të streson shumë është ndonjëherë më e vlefshme se një karrierë që të shkatërron. Një mik i tij përdori kohën e lirë për të ndërtuar një biznes online, dhe brenda një viti, ishte shefi i vetes.
- Bëhu ekspert i veglave që askush nuk i di mirë
Andreë, një drejtues teknik në industrinë elektrike, tregon se të bëhesh “guru” i softuerëve të specializuar të bën të pazëvendësueshëm. Mësoji në detaje, krijo udhëzues, ndihmo kolegët dhe ndërkohë po ndërton një profil që të hap dyer në çdo kompani.
Lexo gjithashtu: Nga puna në shtet te privati, si ta përshtasni CV-në tuaj në mënyrën e duhur?
- Mos i thuaj të gjitha menjëherë, mbaji idetë për vete
Jo gjithmonë është koha e duhur për të treguar çfarë di. Dikush mund të ndihet i kërcënuar, veçanërisht nëse je më i përgatitur se shefi yt. Një sipërmarrës tregon se nën këshillën e nënës, i shkroi idetë në një fletore dhe i zbatoi kur nisi biznesin e vet. Sot, ato ide janë baza e suksesit të tij.
Në fund të ditës…
Nëse ndihesh i mbikualifikuar, nuk është fundi i botës. Është vetëm një stacion. Çelësi është që këtë ndalesë ta kthesh në trampoline, jo në rrëshqitje. Lojë e mendjes? Po. Por edhe një ushtrim konkret për të mësuar, për të ndihmuar të tjerët, për të ndërtuar diçka tënden.
Sepse mund të jesh më i zoti se puna jote sot, por me këto hapa, nesër mund të jesh shefi i vetes.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.