SAP rrëzon nga froni gjigandin daneze të farmaceutikës, bëhet kompania më e shtrenjë në Evropë - Business Magazine Albania

SAP rrëzon nga froni gjigandin daneze të farmaceutikës, bëhet kompania më e shtrenjë në Evropë

Gjiganti gjerman i teknologjisë, SAP SE, u ngjit në fronin e kompanisë publike më të madhe në Evropë, duke tejkaluar për nga kapitalizimi i tregut prodhuesin danez të ilaçeve, Novo Nordisk.

Kompania shumëkombëshe e softuerëve, me seli në Walldorf, Baden-Württemberg, pa çmimin e aksioneve të saj të rritej me mbi 1% gjatë mëngjesit në bursën e Frankfurtit, duke forcuar rritjen prej 40% gjatë vitit të kaluar dhe duke çuar kapitalizimin e saj të tregut në rreth 312 miliardë euro.

“Zhvillimet aktuale në bursë nënvizojnë rolin kritik të kompanive të teknologjisë në mbajtjen e Evropës konkurruese në skenën globale,” tha një zëdhënës i SAP për Euronews Business. “Investimi i vazhdueshëm i SAP në cloud, AI dhe inovacion pasqyron angazhimin tonë për të nxitur transformimin digjital dhe rritjen afatgjatë për bizneset në mbarë botën.”

Nga ana tjetër, aksionet e kompanisë farmaceutike në Kopenhagen humbën më shumë se 2%, duke e çuar vlerën e saj të tregut pak mbi 2.3 trilionë korona daneze (309 miliardë euro). Aksionet e kompanisë kanë humbur pothuajse gjysmën e vlerës së tyre që nga vera e kaluar, pavarësisht një rritjeje prej 25% të të ardhurave për vitin 2024.

Fama e Novo Nordisk, kryesisht falë ilaçit të saj për humbjen e peshës, Wegovy, e ndihmoi kompaninë të arrinte një vlerë të lartë të aksioneve deri në verën e kaluar, kur ato kushtonin rreth 1,000 korona daneze (134 euro), afërsisht dyfishi i çmimit aktual prej 516 korona daneze.

Por lajmet e fundit mbi rezultatet e studimit për ilaçin e gjeneratës së ardhshme për humbje peshe, CagriSema, duket se kanë qenë zhgënjyese, pasi nuk treguan efekte superiore në krahasim me ilaçet ekzistuese.

Kjo pasiguri uli ndjeshëm çmimin e aksioneve, të cilat kanë humbur tashmë rreth 16% këtë vit.

Ndërkohë, kompania gjermane e teknologjisë fitoi besimin e investitorëve duke zbatuar një strategji të fokusuar në shërbimet cloud me bazë abonimi dhe duke shtuar veçori të inteligjencës artificiale dhe premtuar një rritje të madhe të të ardhurave.

JPMorgan kohët e fundit tha se është krijuar një “mundësi tërheqëse blerjeje” për aksionet e SAP.

Burimi: Euronews.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0