Bytes & Books #2 - "Vala që po vjen” nga Mustafa Suleyman - Business Magazine Albania

Bytes & Books #2 – “Vala që po vjen” nga Mustafa Suleyman

Bytes & Books #2 - "Vala që po vjen” nga Mustafa Suleyman

Takimi i dytë i Klubit të Librit “Bytes & Books” do të zhvillohet duke u fokusuar tek një nga librat më të mirë që është shkruar për zhvillimet më të fundit rreth Inteligjencës Artificiale nga ish-drejtuesi i DeepMind të Google, Mustafa Suleyman.

Duke bërë një analizë të detajuar të të gjitha evolucioneve që kanë dhënë ndikim në shoqërinë njerëzore, Suleyman thotë se çdo epokë ka valën e vet dhe çdo valë ka përmirësuar shoqërinë njerëzore. Me këtë tezë ecën autori i librit “Vala që po vjen” Mustafa Suleyman. Ai ndalon në shpikjet dhe teknologjitë e mëdha në kohë të ndryshme, kur teknologjia fillimisht vjen si ide dhe më pas si një mënyrë e të jetuarit dhe të vepruarit. Suleyman thekson se teknologjia nuk është vetëm një mjet për përparim, por edhe një rrezik i madh nëse nuk menaxhohet mirë.

Ai tregon sesi Inteligjenca Artificiale dhe teknologjitë e tjera mund të destabilizojnë botën, të ndikojnë në tregun e punës, të thellojnë pabarazitë dhe të kërcënojnë demokracinë. Në një kohë kur Inteligjenca Artificiale dhe teknologjia janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë, ky libër të ndihmon të kuptosh si do të ndikojë kjo valë tek ty personalisht, në punën, privatësinë dhe të drejtat e tua.

Lexo edhe: Zhvillohet takimi i parë i klubit të librit “Bytes & Books”

Ky libër është një dritare për të kuptuar nivelet ku ka arritur Inteligjenca Artificiale sot dhe se çfarë duhet të bëjë shoqëria njerëzore për ta mbajtur nën kontroll atë. Pikërisht, për këtë arsye ju ftojmë ta bëni pjesë të leximeve dhe të vini në klubin tonë për të ndarë përvoja dhe për të njohur lexues që duan të kuptojnë më shumë se sesi po e formëson mjedisin tonë.

Geron Kamberi, Albert Gjoka dhe Gerti Boshnjaku ju mirëpresin në këtë rrugëtim të bukur idesh ku libri dhe teknologjia bashkohen natyrshëm në këtë komunitet lexuesish.

Takimi mbahet me datë 9 prill 2025, ora 18.00

Vendi: One Innovation Hub, Piramida – Tiranë

Rezervo vendin këtu

Abonohu këtu për më shumë përfitime

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0