Lamborghini prezanton karrocën ikonike për beba për $5000 - Business Magazine Albania

Lamborghini prezanton karrocën ikonike për beba për $5000

Marka legjendare e makinave sportive Lamborghini ka bashkuar forcat me markën britanike të njohur të produkteve për foshnja Silver Cross, për të lançuar një model unik të karrocës Reef AL Arancio “Super Stroller”.

Ky edicion i kufizuar në vetëm 500 njësi në mbarë botën, ka një çmim prej 5,165 dollarë amerikanë, duke e bërë jo vetëm një nga mënyrat më luksoze për të transportuar të vegjlit tuaj, por edhe mënyrën më të përballueshme për të pasur një “Lamborghini” në koleksionin tuaj.

E krijuar për të përballuar çdo terren, kjo karrocë ofron sistem të plotë amortizimi, një frenim të frymëzuar nga supermakinat, si dhe doreza me dizajn automobilistik. Materialet premium përfshijnë lëkurë italiane dhe suede me performancë të lartë, të kombinuara me ngjyrën ikonike portokalli dhe të zezë të Lamborghini.

Lexo edhe:Një mjet i ri me AI mund të parashikojë shëndetin e trurit shumë vite përpara simptomave

Seti i plotë përfshin:
✅ Shportën për fëmijën (carrycot)
✅ Sediljen e karrocës
✅ Mbulesën për këmbët (footmuff)
✅ Adaptues për sediljen e makinës
✅ Çadër mbrojtëse nga dielli
✅ Rrjetë kundër mushkonjave
✅ Mbulesa kundër shiut

Kjo karrocë ekskluzive jo vetëm që sjell një përvojë të rehatshme për të vegjlit, por edhe një shije të vërtetë luksi për prindërit që vlerësojnë detajet dhe stilin e një Lamborghini.

A do ta shtonit këtë në listën tuaj të dëshirave?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0