Episodi #4 "Future Fridays" - Robotët flasin, gjenitë shkëlqejnë, dhe spitalet do të zhduken: Mirë se vini në të ardhmen! - Business Magazine Albania

Episodi #4 “Future Fridays” – Robotët flasin, gjenitë shkëlqejnë, dhe spitalet do të zhduken: Mirë se vini në të ardhmen!

Episodi #4 "Future Fridays" - Robotët flasin, gjenitë shkëlqejnë, dhe spitalet do të zhduken: Mirë se vini në të ardhmen!

Në episodin e katërt të Future Fridays, eksplorojmë disa nga zhvillimet më të fundit dhe interesante në botën e teknologjisë dhe shkencës, duke u bazuar në artikujt e fundit nga Business Magazine Albania. Nga robotët që flasin në gjuhën e tyre sekrete deri te aplikimet revolucionare të inteligjencës artificiale në shëndetësi, ja çfarë na ofron ky episod:

Video tronditëse e dy robotëve që bisedojnë në gjuhën e tyre sekrete
Një video e publikuar në rrjetin social X tregon dy robotë që zhvillojnë një bisedë në një gjuhë të krijuar vetë, duke ngritur pyetje rreth kontrollit dhe rreziqeve të inteligjencës artificiale. A është kjo një shenjë e një “AI-pokalipsi” potencial?
Lexo më shumë

17-vjeçari shqiptar fiton medaljen e artë në Olimpiadën Botërore të Shkencave
Orges Ibi, një 17-vjeçar nga Korça, ka bërë histori duke u bërë shqiptari i parë që fiton medaljen e artë në Olimpiadën Botërore të Shkencave të Reja, me rezultate perfekte në matematikë, kimi dhe kodim.
Lexo më shumë

        Lexo edheEpisodi #3 “Future Fridays”: Në fokus Inteligjenca Artificiale dhe e ardhmja!

E ardhmja e kujdesit shëndetësor: Inteligjenca artificiale dhe spitali pa spital
Inteligjenca artificiale po transformon kujdesin shëndetësor duke mundësuar diagnostikime më të shpejta dhe trajtime në distancë, duke e afruar vizionin e një “spitali pa spital” që mund të shpëtojë jetë.
Lexo më shumë

Ndërsa robotët krijojnë gjuhët e tyre, të rinjtë tanë pushtojnë botën e shkencës dhe inteligjenca artificiale ripërcakton jetën tonë, ky episod i Future Fridays na tregon se e ardhmja nuk është thjesht një premtim – ajo po ndodh tani, dhe ne jemi pjesë e saj!

Për më shumë detaje dhe për të mos humbur asnjë episod të Future Fridays, qëndroni të lidhur me Business Magazine dhe Said Duleviç.

Na ndiqni çdo të premte në orën 17:00 në Instagram, Facebook, Linkedin, TikTok & YouTube për përmbledhjen tuaj javore të inovacionit!

Episodi i plotë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0