Vendet më mikpritëse në botë sipas Booking! - Business Magazine Albania

Vendet më mikpritëse në botë sipas Booking!

Vendet më mikpritëse në botë sipas Booking!

Platforma e njohur e udhëtimit Booking.com publikoi së fundmi rezultatet e vlerësimeve të udhëtarëve, duke zbuluar “Vendet më Mirëpritëse” në mbarë botën për t’u vizituar në vitin 2025. Rezultatet janë përpiluar nga vëllimi i vlerësimeve dhe komenteve të udhëtarëve në çdo destinacion, bazuar në një mesatare trevjeçare prej më shumë se 360 ​​milionë komente të verifikuara të klientëve në faqen e internetit dhe aplikacionin e kompanisë.

Në krye të listës si destinacioni më mikpritës i këtij viti është Sigiriya, Sri Lanka, i quajtur nga vendasit si ‘Mrekullia e tetë e botës’. I ndodhur në zemër të “Trekëndëshit Kulturor” të Sri Lankës, Sigiriya, një fshat  me 1000 banorë, është më i arritshëm për udhëtarët ndërkombëtarë me një udhëtim piktoresk tre-orësh nga Aeroporti Ndërkombëtar Bandaranaike (CMB) në Colombo, kryeqyteti i kombit ishullor.

Sigiriya: Sri Lanka's 'Lion Rock'

Kalaja në Sirigiya, Sri Lanka

Qyteti është i njohur për Vendin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Kalaja e Shkëmbit Sigiriya, një pikë referimi e frikshme që ngrihet 1200 metra mbi peizazhin. Kjo kështjellë e lashtë, e cila shërbeu si kryeqytet mbretëror në fund të shekullit të 5-të, strehon rrënojat e një pallati në majën e saj, ku duhen ngjitur 1300 shkallë për ta arritur.

Lexo edhe:Ndikimi ekonomik i aviacionit në Shqipëri: Një katalizator i rritjes

Në vendin e dytë në listën e Booking.com është Cazorla, Spanjë, rreth tre orë larg Malagas me makinë.

Cazorla, Spanjë

I rrethuar nga ullinj dhe male, atraksioni kryesor i Cazorla është një qytet i vjetër simpatik, ku ndodhet Kështjella Yedra, e njohur gjithashtu si “Kështjella e Katër Këndeve”.

Taupo, Zelandë e Re

Destinacionet e tjera në top 5 janë Urubici, Brazil; Taupo, Zelanda e Re; dhe Shën Agustini, Florida.

Lista e plotë e destinacioneve gjendet këtu

 Travel + Leisure

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0