Filantropët më bujarë të Amerikës për vitin 2025 - Business Magazine Albania

Filantropët më bujarë të Amerikës për vitin 2025

Filantropët më bujarë të Amerikës për vitin 2025

Bamirësia e donatorëve më të mëdhenj të vendit është në rritje—por nuk ka ndjekur ritmin e zgjerimit të pasurive të tyre. Tregu i aksioneve në SHBA ka shënuar dy vite radhazi me kthime të shkëlqyera, duke e bërë më të pasur se kurrë filantropët kryesorë të Amerikës. Megjithatë, jo të gjithë janë treguar më bujarë me pasuritë e tyre.

Deri më 30 dhjetor 2024, dhurimi i përjetshëm i 25 filantropëve më të mëdhenj të vendit u rrit në 241 miliardë dollarë—një rritje prej 30 miliardë dollarësh krahasuar me vitin e kaluar, sipas vlerësimeve të Forbes. Megjithatë, ky rritje prej 14% erdhi në një kohë kur pasuritë e tyre u rritën me 18.5%. Këta 25 donatorë janë tani së bashku të vlefshëm 1.6 trilionë dollarë—nga 1.35 trilionë vitin e kaluar. Duke e parë ndryshe, filantropët më të mëdhenj kanë dhuruar 15% të pasurisë së tyre gjatë jetës, një shifër e madhe, por përqindja më e vogël që Forbes ka regjistruar që nga fillimi i matjeve në 2021.

Natyrisht, disa janë më bujarë se të tjerët. Për të pestin vit me radhë, Warren Buffett kryeson listën për shumën totale të dhuruar, me 62 miliardë dollarë gjatë jetës së tij, ose 30% të pasurisë së tij. Ai gjithashtu dhuroi më shumë se kushdo tjetrë vitin e kaluar, me një total prej 5.3 miliardë dollarësh. Buffett, tani 94 vjeç, befasoi botën e filantropisë në qershor kur deklaroi se pas vdekjes nuk do t’i dhurojë aksionet e tij të Berkshire Hathaway Fondacionit Gates, por do t’i lërë në një fondacion të drejtuar nga tre fëmijët e tij. Nga ana tjetër, George Soros ka dhuruar përqindjen më të lartë të pasurisë së tij se kushdo tjetër në këtë listë: 76%. Një pjesë e konsiderueshme e punës së Fondacioneve të Shoqërive të Hapura ka mbështetur demokracinë në Europën Qendrore dhe Lindore.

Një emër i rëndësishëm është gjithashtu MacKenzie Scott, e cila vitin e kaluar dhuroi më shumë se 2.6 miliardë dollarë për një gamë të gjërë organizatash. Brenda gjashtë viteve, ajo ka dhuruar 19.25 miliardë dollarë në ndihma të pakushtëzuara për më shumë se 2,450 organizata. Ish-bashkëshorti i saj, Jeff Bezos, renditet i nënti në mesin e filantropëve kryesorë, pasi ka dhuruar 4.1 miliardë dollarë për kauza si ndryshimi klimatik, strehimi dhe arsimimi. Megjithatë, ai ka dhuruar vetëm 1.6% të pasurisë së tij. Ndërkohë, Elon Musk, i cili ka një pasuri prej 420 miliardë dollarësh, nuk e përmbush kriterin për këtë listë, pasi ka dhuruar vetëm 620 milionë dollarë deri në vitin 2023. Një emër i ri në listë këtë vit është bashkëthemeluesi i Netflix, Reed Hastings, i cili ka rritur ndjeshëm donacionet e tij së fundmi, megjithëse ka mbajtur sekret marrësët e tyre. Filantropia u bë veçanërisht e rëndësishme kur Donald Trump u largua nga Marrëveshja e Parisit, dhe miliarderi Mike Bloomberg premtoi që ai dhe donatorë të tjerë do të mbulonin boshllëkun e krijuar. Bloomberg dhuroi më shumë se 3 miliardë dollarë vetëm vitin e kaluar dhe ka dhuruar gjithsej 21.1 miliardë dollarë gjatë jetës së tij. Metodologjia e Forbes merr në konsideratë vetëm shumën totale të dhuruar të individëve dhe çifteve që janë shtetas amerikanë, duke përjashtuar familje të zgjeruara si ajo e Walton-ve. Net worth-i i tyre është vlerësuar më 28 janar 2025.

Lista e 25 filantropëve më bujarë në SHBA:

Warren Buffett & familja

Dhurime gjatë jetës: 62 miliardë dollarë, +5.3 miliardë dollarë krahasuar me vitin e kaluar

Fokus i dhurimeve: Shëndet, lufta kundër varfërisë

Pasuria neto: 146.7 miliardë dollarë

Dhurime si përqindje e pasurisë neto: 30%

Në qershor, investitori 94-vjeçar bëri dhurimin e tij vjetor të aksioneve të Berkshire Hathaway—këtë herë me vlerë 5.3 miliardë dollarë—tek marrësit e zakonshëm: Fondacioni Gates, një organizatë bamirësie në nder të gruas së tij të ndjerë dhe fondacione drejtuar nga tre fëmijët e tij. Gates Foundation mori pjesën më të madhe të dhurimit—4 miliardë dollarë, ndërsa Buffett gjithashtu dhuroi 1.1 miliardë dollarë për fondacionet e fëmijëve të tij. Sipas Forbes, përllogaritjet e dhurimeve të familjes Buffett përfshijnë edhe grantet e paguara nga fondacionet e fëmijëve të tij: Howard G. Buffett Foundation, NoVo Foundation, Sherwood Foundation dhe Susan Thompson Buffett Foundation. Së bashku, këto katër fondacione shpërndanë 1.7 miliardë dollarë në vitin 2023. Fondacioni i Howard-it ka mbështetur sigurinë ushqimore dhe bujqësinë në Ukrainë; Sherwood Foundation ndihmon komunitetet në Nebraska, ndërsa NoVo ndihmon komunitetet indigjene dhe fëmijët.

Bill Gates & Melinda French Gates

Dhurime gjatë jetës: 47.7 miliardë dollarë, +5.2 miliardë dollarë krahasuar me vitin e kaluar

Fokus i dhurimeve: Shëndet, lufta kundër varfërisë

Pasuria neto: 108.6 miliardë dollarë

Dhurime si përqindje e pasurisë neto: 26%

Pas divorcit të vitit 2021, Melinda qëndroi si bashkëdrejtuese e Fondacionit Bill & Melinda Gates, por në qershor 2023 ajo u largua për të fokusuar te Pivotal Ventures, që bën bamirësi dhe investime për ndryshime shoqërore, duke avokuar për gratë globalisht. Nëntorin e kaluar, fondacioni i Gates-ave nëshkroi një partneritet prej 2.5 miliardë dollarësh me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammad Bin Salman, për mbështetje të organizatave jofitimprurëse. Fondacioni shpenzoi 8.6 miliardë dollarë në vitin 2024.

George Soros

Dhurime gjatë jetës: 23 miliardë dollarë, +1.7 miliardë dollarë krahasuar me vitin e kaluar

Fokus i dhurimeve: Demokracia, të drejtat e njeriut

Pasuria neto: 7.2 miliardë dollarë

Dhurime si përqindje e pasurisë neto: 76%

Alex Soros, djali i themeluesit të fondit mbrojtës George Soros, bëri ndryshime të rëndësishme në Open Society Foundations vitin e kaluar, duke ulur stafin nga 1,700 në 500 persona dhe krijoi një fondacion të ri për komunitetet rome në Europë. Soros ka dhuruar gjithsej 32 miliardë dollarë për Open Society Foundations, e cila shpërndau 1.7 miliardë dollarë në 2023.

Michael Bloomberg

Dhurime gjatë jetës: 21.1 miliardë dollarë, +3.7 miliardë dollarë krahasuar me vitin e kaluar

Fokus i dhurimeve: Ndryshimi klimatik, shëndetësia, edukimi

Pasuria neto: 104.7 miliardë dollarë

Dhurime si përqindje e pasurisë neto: 17%

Miliarderi dhe themeluesi i Bloomberg LP, 82 vjeç, dhuroi 1 miliardë dollarë në Universitetin Johns Hopkins vitin e kaluar për ta bërë falas shkollën e mjekësisë për shumicën e studentëve. Bloomberg gjithashtu ka ndihmuar financimin e përpjekjeve kundër ndryshimeve klimatike, mbushur boshllëkun e krijuar nga largimi i SHBA nga Marrëveshja e Parisit.

MacKenzie Scott

Dhurime gjatë jetës: 19.25 miliardë dollarë, +2.6 miliardë dollarë krahasuar me vitin e kaluar

Fokus i dhurimeve: Edukimi, strehimi dhe barazia ekonomike

Pasuria neto: 33.6 miliardë dollarë

Dhurime si përqindje e pasurisë neto: 36%

Në vitin 2024, Scott dhuroi 2 miliardë dollarë për 560 organizata jofitimprurëse, brenda dhe jashtë SHBA, duke përfshirë Kenian dhe Indinë. Disa nga grantet e saj më të mëdha ishin 50 milionë dollarë ose më shumë për organizata që trajtojnë strehimin dhe borxhin mjekësor. Scott ka refuzuar krijimin e një fondacioni tradicional dhe menaxhon dhurimet përmes fondeve të këshilluara nga donatorët.

forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0