Future Home, 9 vite sipërmarrje dhe tashmë një histori SUKSESI! - Business Magazine Albania

Future Home, 9 vite sipërmarrje dhe tashmë një histori SUKSESI!

Future Home është Brandi i parë shqiptar i Real Estate, i cili brenda 9 viteve të para të aktivitetit, jo vetëm ka krijuar një emër në treg dhe ka konsoliduar brandin e tij, por edhe ka formuar një mori të rinjsh në këtë fushë. Fushata e edukimit ka vijuar më tej me Podcastin e dedikuar Real Estate, zhvilluar nga vetë kompania.

Future Home Podcast sapo ka mbyllur sezonin e tij dhe pritet të rikthehet fort në treg vitin e ardhshëm, për të trajtuar çështje të nxehta të zhvillimit dinamik të tregut imobiliar në Shqipëri.

Fatjon Hysenbelliu, themelues i Future Home, foli në Podcastin e fundit për këtë sezon, rreth kompanisë, rrugëtimit të saj, vizionit që ka patur dhe deri ku do shkojë. Është një sukses jo vetëm në biznesin e Real Estate, por është edhe një histori suksesi, edhe në botën e biznesit sepse ka nisur nga zero-ja dhe ka arritur nivele shumë të larta!”, – theksoi ai. Z.Hysenbelliu që është edhe CEO i kësaj kompanie, thotë se, “Historia ime ka nisur që në vitin 2010, kur jam bërë pjesë e industrisë imobiliare. Familja ime merret me Real Estate, me ndërtime. Babai më ka nxitur të testoj industrinë imobiliare. Ndaj, shtysa që mora këtë drejtim ishte familja.”
Përmes një bisede të hapur dhe inspiruese, Hysenbelliu na tregon se si lindi ideja e Future Home, si e ndërtoi këtë “perandori” të Pasurive të Paluajtshme dhe strategjitë që e ndihmuan të arrijë majat e suksesit në një treg konkurrues. 𝐊𝐣𝐨 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐧𝐣ë 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐞 𝐯ë𝐫𝐭𝐞𝐭ë 𝐩ë𝐫𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬𝐢 𝐪ë 𝐝𝐨 𝐭’𝐢 𝐢𝐧𝐬𝐩𝐢𝐫𝐨𝐣ë 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë 𝐚𝐭𝐚 𝐪ë 𝐬𝐲𝐧𝐨𝐣𝐧ë 𝐭ë 𝐤𝐞𝐧ë 𝐧𝐣ë 𝐧𝐝𝐢𝐤𝐢𝐦 𝐭ë 𝐦𝐚𝐝𝐡 𝐧ë 𝐟𝐮𝐬𝐡ë𝐧 𝐞 𝐑𝐞𝐚𝐥 𝐄𝐬𝐭𝐚𝐭𝐞.

Ju ftojmë të lexoni 𝐬𝐞𝐤𝐫𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐤ë𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐚𝐭 𝐪ë 𝐞 𝐤𝐚𝐧ë ç𝐮𝐚𝐫 𝐅𝐚𝐭𝐣𝐨𝐧 𝐇𝐲𝐬𝐞𝐧𝐛𝐞𝐥𝐥𝐢𝐮𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐅𝐮𝐭𝐮𝐫𝐞 𝐇𝐨𝐦𝐞 𝐧ë 𝐧𝐣ë 𝐝𝐞𝐤𝐚𝐝ë 𝐭𝐫𝐢𝐮𝐦𝐟𝐢.

Si u riktheve përsëri tek Real Estate?

Më janë dashur 2 vite që të rikthehem përsëri tek Real Estate. Familja e kishte nuhatjen që Real Estate do shkonte në një tjetër standart. Disa kolegë që ritakova më thanë se tani ka nisur të ngrihet avioni në këtë fushë. Në Qershor të 2015 ata më këshilluan që të startoja kompaninë, sepse ishte periudha që po fillonte të ngrihej si industri. Vendos të shkoj në një trajnim në Berlin. Kisha vendosur të futesha 100 % në këtë sektor dhe kisha interes të shfrytëzoja eksperiencën që kisha, popullaritetin, influencën që kisha. Kështu me këto përpjekje u hap qepeni me 25 shtator 2015 i Future Home. Me “Future Home” kisha në mendje një sipërmarrje ndërkombëtare. Të gjithë më thonin: “Pse vendos emër anglisht?” Madje edhe kolegët e mi. Por, e doja një emër anglisht, “Shtëpia e së Ardhmes”, me fokus kryesor një emër internacional.

Cilët kanë qenë kolegët e parë që i janë bashkuar vizionit të Future Home?

Unë kam shembullin më të mirë. Babai im ka 20 vite ortakëri dhe të rritesh vetëm është e pamundur. Në një ortakëri duhet të japësh dhe të marrësh dhe unë jam i lumtur që ortakërinë e nisa me Devin. Takimi i parë me të ishte tejet pozitiv, i tregova planin dhe vizionin tim dhe fokusi i të dyve ishte vendosja e një standarti imobiliar në treg. Për 3 muaj u mbush zyra me 20 vetë. Ky ka qenë viti i parë, ku gjithçka kishte shumë energji. Kjo është baza që u ndërtuan edhe themelet e Future Home.Unë kam mësuar shumë në mënyrën sesi t’i të mbash marrëdhëniet me njerëzit. Në dy vitet e para u krijuan katër zyra dhe mbledhja e parë ishte në 2017. Në mbledhje flitej gjithmonë për integritet, moral, suport se si të jepje më të mirën e procesit. U hap dyqani te komuna, pastaj tek 21-shi. Pasi kishim krijuar një stabilitet në Tiranë, fokusi ishte investimi tek njerëzit dhe mundësisht tek më të mirët. U dhamë mundësi atyre që nuk mund të zhvilloheshin për shkaqe ekonomike, por që ishin vërtetë të zotët. Duke investuar, krijuam edhe Brandin Future Home. Franchise i Parë është krijuar në Durrës me Enxhi Mansakun. Enxhi vinte nga një eksperiencë në industrinë imobiliare. Arritëm të kemi bashkëpunim nga jashtë Tiranës; të ndërtonim dhe një zyrë qëndrore që nuk e kishim deri në atë moment. Kjo ka qenë pikënisja e parë e Franchise.

 Çfarë kriteresh duhet të ketë për zgjedhjen e një partneri ideal për Future Home?

Ndershmëria dhe integriteti kanë qenë gjithmonë në synim të zgjedhjeve të mia. Morali gjithashtu është i rëndësishëm dhe të dish të bësh Biznes. Industria Imobiliare nuk funksionon duke u treguar se kush është bosi; ajo funksionon me Lidership, me njerëz që punojnë, mbështesin, ndjekin bazën dhe që janë gjatë gjithë kohës duke i qëndruar mbi kokë biznesit të tyre. Ky është edhe mentaliteti i Future Home.

Slogani i Future Home është “Njerëzit, Jo Pronat”, është një slogan që të mbush me jetë. Duke treguar rrugëtimin tonë ne po flasim për njerëzit, ku 70% e kompanisë janë nga rrethet, të cilët kanë ardhur në Tiranë me shpresë dhe ëndrra të mëdha. I gjithë ky Brand u rrit nga njerëz, të cilët donin të ecnin dhe të zhvilloheshin. Përpos Brandit ne ju shërbejmë njerëzve. Pra, njerëzit na kanë rritur, na kanë vlerësuar dhe u jam mirënjohës klientëve që kanë ardhur në Future Home dhe kanë punuar me njerëzit tanë.

Një tjetër slogan i kësaj kompanie është: “Karriera bëhet në Future Home”, pasi kemi rreth Brandit tonë njerëz që vërtetë kanë bërë karrierë. U përmend pak më parë që në foton e 2017 janë 22 veta që bëjnë Real Estate dhe 15 prej tyre sot janë Brokera, prandaj Karriera vazhdon të jetë pjesë në këtë industri. 90% e brokerave tanë janë të ardhur nga industria imobiliare dhe kjo i jep akoma më shumë sukses Brandit. Natyra e Brokerit është natyrë perfeksionisti, por Brokerat që janë rritur nga ne janë të ndërtuar nga A-ja; ata e kanë nisur vetë këtë rrugëtim dhe janë ngritur. Kjo na bën akoma më të fortë në treg.

Lexo edhe:Pse tani (dhjetori) është momenti më i mirë për të filluar qëllimet e vitit të ri

Cilat janë reflektimet tuaja në marrëdhënie pune, në marrëdhënie me njerëzit?

Nga marëdhënia me njerëzit kam kuptuar se si fillim duhet të ndash fitimet që të marrësh bekimet. T’i japësh mundësinë secilit edhe duke i liruar vendin, që ta shikojë rrugën nga vendi yt; të jesh sa më kokëulur dhe pastaj: Ndiq Procesin! Ka njerëz që do të të besojnë, ti vetëm vazhdo rrugëtimin tënd, nëse e dëshiron plotësisht. Unë kam pritur gjithmonë që të flas në momentin e duhur. Ne kemi patur hyrje-dalje në kompani dhe asnjëherë nuk e kam penguar këtë process.

Të qenit kosistent dhe të ndjekësh procesin në mënyrë rigoroze është fokusi i kompanisë sonë.

Në kompaninë tonë, trajnimet janë një prioritet. Nëse do të rrisësh standardin duhet të investohesh në dy ose tre linja. Linja e parë janë sistemet, ku fokusi ynë si Brand është të updatojmë dhe të automatizojmë çdo pikë për të ofruar lehtësi tek klientët;

Dhe së dyti janë Trajnimet. Trajnimet në fillimet tona janë realizuar në ambientet e vogla të zyrave dhe zgjasnin deri në orën 6 të pasdites. Kemi realizuar trajnime brokerimi, konsultimi, trajnime agjentësh dhe menaxherësh. E gjitha kjo ka ardhur nga reputacioni që ne kishim ndërtuar në treg. Sot Future Home Real Estate ka trajnuesin e saj ekskluziv, mentorin dhe motivuesin ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme, Paul Vincenti. Këtë vit Future Home ka zhvilluar 2 trajnime profesionale me Paul, trajnimin e lidershipit, brokerimit, si dhe trajnimin për agjentët, si dhe stafin menaxherial. Gjithashtu Future Home cdo vit merr pjesë në trajnimet ndërkombëtare qe zhvillon Mike Ferry, “Babai” i Pasurive të Paluajtshme. Duhet thënë që ne investohemi tek njerëzit tanë, pasi kapitali human është ai cka  na diferencon në treg.

Sot që flasim jemi në nivelin e 23 zyrave, ku 17 janë në Tiranë, 4 në Durrës, 1 në Vlorë dhe 1 në Korçë. I gjithë ky menaxhim nuk arrihet pa disiplinë. Ndonjëherë na duhet të bëjmë kompromise, duke lënë pas dore njerëzit e afërt dhe gjërat që i duam shumë. Kur ke një fokus dhe një synim duhet të kesh edhe një plan, edhe një axhendë. Disiplina e gjithë rrugëtimit tim është 100% e investuar në këtë rrugëtim. Rutina ime është: ngrihem në orën 07:00 dhe shkoj në stërvitje dhe pak pas orës 09:00 dal direkt në punë dhe jam i gatshëm t’u përgjigjem të gjithëve. Kështu vazhdon e gjithë dita deri në orën 23:00 dhe kjo bëhet vetëm kur ke një disiplinë “të hekurt” dhe kur i ke të ndara proceset. Kam mësuar të them edhe JO, por po u them njerëzve më të rëndësishëm dhe këtu futet edhe familja.

Nëse më pyet për fokusin tek paraja apo biznesi, mund t’ju them se jam shumë i ashpër në të bërit biznes. “Çfarë është e imja dhe çfarë është e jotja ndahet në mënyrë shumë korrekte. Fokusi im është tek karriera dhe të lë gjurmë në rrugëtimin tim. Në Future Home Real Estate nuk ka qenë kurrë fokus paraja, por vlerat, raportet, karriera.

Ku e shikon veten dhe Future Home pas 10 vitesh?

Si Brandi i parë shqiptar dhe me zhvillimet që ne kemi, mendojmë t’iu japim mundësi njerëzve tanë këtu., dhe pse jo,Si brandi parë shqiptar, dhe me zhvillimet që ne kemi mendojmë tu japim mundësinë njerëzve tanë kë t’iu japim mundësinë për karrierë edhe në tregun e huaj. Shqipëria po lakmohet nga tregu çek, polak dhe hungarez. Pse të mos krijojmë partneritete në këto shtete? Në thelb, interesat janë të përbashkëta nga të dyja palët, si nga vendi ynë,ashtu edhe nga të huajt. Ne duam ta zgjerojmë këtë Brand edhe në Europë për të bërë më tepër partneritet. Fokusi kryesor është të kalojmë kufijtë dhe mbase këtë mund ta arrijmë për një periudhë ndoshta për 2 ose 5 vite.
Gjithashtu një tjetër fokus i yni është të ofrojmë këto shërbime: 1.Të japim më shumë mundësi në menaxhimin e pronës, duke  ofruar shërbime gjithëpërfshirëse dhe profesionale; duke menaxhuar cdo aspekt të menaxhimit të pronave; 2.Mirëmbajtja e pronës – ku ne ofrojmë shërbime të inspektimit dhe vlerësimit të pronës; 3. Shërbimi  i Leasing (dhënia e pronës në një qera afatshkurtër  fitimprurëse; si dhe 4. Listimi i Pronës suaj me anë të Future Home, ku ne kemi një ekip të përkushtuar prej mbi 200 konsulentësh, të cilët janë të specializur në maksimizimin e kthimit të investimit tuaj.

Cili është mesazhi juaj për rininë shqiptare?

Gjithësecili nga ju mund të zgjedhë rrugëtimin e tij për të zhvilluar karrierën. Në pikën që është sot vendi ynë me industrinë imobiliare, ju them se është saktësisht momenti të investoni karrierën tuaj, të paktën në zyrat imobiliare. Sikur 4 muaj të jeni pranë zyrave të Future Home, ju siguroj që keni për të parë një ndryshim rrënjësor se si do të mendoni për biznesin dhe se si mund ta ndihmoni veten në mënyrën e të menduarit dhe të kuptuarit të situatave. Shqipëria është vendi i mundësive dhe në Future Home mund të bëni KARRIERË, ndaj ju ftojmë të jeni pjesë e jona.

Future Home Real Estate ka treguar se është një brand që ka një vizion të qartë dhe ambicie të forta për të ndryshuar industrinë e pasurive të patundshme në Shqipëri. Nën drejtimin e Fatjon Hysenbelliu, CEO dhe themelues i kompanisë, ky Brand është angazhuar për të ofruar mundësi të reja, inovative dhe të qëndrueshme për klientët dhe investitorët. Me fokus në cilësinë e shërbimeve, përdorimin e teknologjisë dhe një qasje të orientuar nga e ardhmja, Future Home po krijon një rrugë të sigurt për ata që duan të investojnë në pasuri të patundshme. Kompania ka një rol të rëndësishëm në ndryshimin e peizazhit të tregut të pasurive të patundshme dhe pritet të vazhdojë të rritet dhe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0