Magjia e fundvitit me DigitAlb - Oferta dhe programet që bashkojnë familjen - Business Magazine Albania

Magjia e fundvitit me DigitAlb – Oferta dhe programet që bashkojnë familjen

Magjia e fundvitit me DigitAlb - Oferta dhe programet që bashkojnë familjen

Festat e fundvitit sjellin emocionet më të bukura në çdo shtëpi, dhe DigitAlb është këtu për t’i bërë këto ditë të paharrueshme për të gjithë. Me një program festiv të përzgjedhur me shumë kujdes dhe me ofertën më speciale, DigitAlb sjell magjinë e festave në çdo ekran të familjeve shqiptare, duke ofruar argëtim me programacionin më të pasur për çdo moshë dhe preferencë.

Futbolli i kampionateve më të njohura europiane si Premier League, LaLiga, Bundesliga dhe Ligue 1 nuk ndalet as për festa, duke sjellë ekskluzivisht në SuperSport emocionet e ndeshjeve live. Në kanalet e dedikuara të DigitAlb, kryeveprat e kinemasë botërore dhe serialet më të ndjekura premtojnë mbrëmje plot emocion dhe argëtim për të gjithë familjen. DigitAlb nuk harron as vogëlushët, të cilët do të shijojnë përmbajtje të dedikuar në kanalet e tyre të preferuara, duke i bërë këto festa edhe më të gëzuara dhe argëtuese për ta. 

Lexo edhe:DigitAlb nis sezonin e ri televiziv me ulje të jashtëzakonshme çmimesh deri në 40%

Por magjia nuk mbaron me kaq, pasi fundviti vjen me dhurata speciale. Oferta Festive e DigitAlb sjell ulje çmimesh në paketat 12-mujore, duke premtuar një vit të mbushur plot argëtim. Për më tepër, për të gjithë klientët që zgjedhin abonimet në Paketën Premium 12-mujore, reality show më i shumëpritur i vitit, Big Brother VIP, vjen falas si një dhuratë e veçantë nga DigitAlb. Klientët e rinj gjithashtu përfitojnë surpriza ekskluzive gjatë gjithë kësaj periudhe.

DigitAlb është pranë çdo familjeje shqiptare, pavarësisht vendndodhjes. Me platformat Tokësore, Satelitore dhe Aplikacionin e dedikuar, shijoni programet tuaja të preferuara në Shqipëri dhe kudo në botë, nga Europa, Amerika, Kanadaja, deri në Australi.

Për të bërë tuajat këto oferta vizitoni pikat e autorizuara të shitjes, ose abonohuni online në faqen zyrtare digitalb.al.

Gëzuar Festat nga DigitAlb!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0