Bliss.al - Platforma #1 e terapisë online në shqip zgjidhet si një nga fitueset e Challenge Fund - Business Magazine Albania

Bliss.al – Platforma #1 e terapisë online në shqip zgjidhet si një nga fitueset e Challenge Fund

Bliss.al - Platforma #1 e terapisë online në shqip zgjidhet si një nga fitueset e Challenge Fund

Bliss.al është më shumë se një platformë teknologjike – është një mision për të transformuar mënyrën si shqiptarët në mbarë botën aksesojnë kujdesin për shëndetin mendor. Themeluar nga Jona Doda, ky startup ka krijuar një hapësirë unike ku kultura, gjuha dhe mirëqenia mendore bashkohen për të ndihmuar individët të përballen me sfidat e jetës. Si fitues i fazës së dytë të Challenge Fund në kuadër të programit EU4Innovation, Bliss.al po ndërmerr hapa të mëdhenj për të zgjeruar ndikimin e tij. Në këtë intervistë, Jona ndan historinë e Bliss, arritjet kryesore dhe vizionin për ta kthyer këtë platformë në lider global të kujdesit për shëndetin mendor për diasporën shqiptare dhe përtej.

  • 1. Na tregoni pak për historikun e startup-it tuaj. Cilat ishin hapat fillestarë që ndërmorët për të krijuar këtë biznes?

Bliss lindi nga një kombinim i pasionit të ekipit tonë për teknologjinë dhe shëndetin mendor, dhe nga përvoja ime personale e vështirë për të gjetur akses në terapi cilësore në gjuhën shqipe. Pas një studimi tregu, u bë e qartë se shumë shqiptarë, veçanërisht ata në diasporë, përballen me mungesën e shërbimeve të shëndetit mendor që kuptojnë gjuhën dhe kulturën e tyre. Hapi i parë ishte të krijonim një komunitet dhe të ndërtonim një platformë që prioritizon konfidencialitetin dhe cilësinë e shërbimeve. 

  • Cilat janë arritjet më të mëdha të deritanishme të startup-it tuaj?

Disa nga arritjet tona më të mëdha deri tani përfshijnë:

  • Lançimi i Bliss.al, platforma e parë për terapi online në gjuhën shqipe.
  • 100% retention të përdoruesve tanë të parë, duke treguar që kemi ndërtuar një produkt që plotëson një nevojë reale.
  • Fitorja i vendit të parë në Slush Tirana, që na mundësoi të prezantojmë Bliss në Slush Helsinki, një ndër eventet më të mëdha të teknologjisë në botë.
  • Një rrjet prej 20 psikologësh të përkushtuar që është në rritje çdo ditë. Por mbi të gjitha, arritja më e madhe për ne është impakti që kemi në jetët e përdoruesve tanë.

2. Cili ka qenë momenti më vendimtar gjatë rrugëtimit tuaj me Bliss dhe si ndikoi në vizionin e startup-it?

Momenti më vendimtar ishte kur kuptuam se Bliss nuk është thjesht një platformë teknologjike, por një urë lidhëse për shqiptarët kudo që janë. Historitë e klientëve tanë të parë, që ndajnë me ne se sa shumë i ka ndihmuar aksesi i lehtë në terapi online dhe se si ka ndryshuar jeta e tyre tashmë, na motivon të vazhdojmë përpara me përkushtim dhe të zgjerohemi në komunitete të tjera të diasporës.

3.Si e shihni zhvillimin e startup-it tuaj në 3-5 vitet e ardhshme?

Në 3-5 vitet e ardhshme, synojmë të zgjerohemi në tregje ndërkombëtare, duke u fokusuar fillimisht në komunitetet e diasporës shqiptare dhe më pas në grupet e tjera të diasporës me nevoja të ngjashme. Po ashtu, planifikojmë:

  • Zgjerimin e gamës së shërbimeve, duke shtuar coaching dhe programe të tjera që mbështesin mirëqenien mendore dhe emocionale.
  • Ofrimin e Bliss si shërbim për korporata, duke e integruar atë si pjesë të paketave të benefiteve për punonjësit.
  • Krijimin e një rrjeti global të psikologëve që flasin gjuhë të veçanta si shqipja, për të mbështetur jo vetëm shqiptarët por edhe komunitetet e tjera të diasporës që kanë barriera të ngjashme në aksesin ndaj shëndetit mendor.

Lexo edhe:Bliss.al: Platforma shqiptare që po thyen stigmën e shëndetit mendor përmes teknologjisë

4.A keni ndonjë partneritet apo bashkëpunim që ka qenë kyç për zhvillimin e startup-it tuaj?

Po, disa bashkëpunime kanë qenë thelbësore për zhvillimin e Bliss. Një ndër më të rëndësishmit ka qenë bashkëpunimi ynë me klinikën ICBT, e cila luajti një rol të madh gjatë fazës së pilotimit të platformës.  Gjithashtu, bashkëpunimet me psikologët e parë që iu bashkuan platformës ishin vendimtare. Këta profesionistë jo vetëm që na dhanë besimin e tyre, por ndanë përvoja të vlefshme që na ndihmuan të përmirësonim vazhdimisht proceset dhe funksionalitetet e Bliss. Këto bashkëpunime na ndihmuan të ndërtojmë një themel të fortë dhe të sigurojmë që shërbimet tona jo vetëm të jenë të standardeve më të larta, por edhe të përshtaten me realitetin dhe kërkesat e përdoruesve tanë.

5.Së fundmi, ju keni qenë edhe  edhe një ndër startupet  e përzgjedhura si fituese e fazës së dytë të challenge fund , cilat janë projektet që keni në plan të realizoni me ndihmën e saj?( nëse mund të ndani ndonjë me ne).

Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe mirënjohës për mbështetjen e Challenge Fund në kuadër të programit EU4Innovation, e cila na dha mundësinë të zhvillojmë më tej vizionin tonë dhe të zgjerojmë ndikimin e Bliss.

Me ndihmën e kësaj, planifikojmë të:

  • Përmirësojmë funksionalitetet teknologjike të platformës, duke zhvilluar më tej algoritmin e përputhjes dhe opsionet për terapistët dhe klientët.
  • Organizojmë evente edukative dhe ndërgjegjësuese, duke përfshirë webinare dhe trajnime për shëndetin mendor në Shqipëri dhe në komunitetet e diasporës.
  • Zhvillojmë një model për bashkëpunime B2B, për të ofruar Bliss si pjesë të benefiteve për punonjësit në kompani dhe organizata.

Kjo mbështetje na mundëson të rrisim kapacitetet tona dhe të ofrojmë shërbime më gjithëpërfshirëse dhe të personalizuara për komunitetin tonë.

6.Cila është vizioni juaj për të ardhmen e startup-it tuaj dhe si dëshironi që të kujtohet startup-i juaj në industrinë ku operoni?

Vizioni ynë është të bëhemi platforma lider e shëndetit mendor në botë për komunitetet e diasporave, duke thyer barrierat e gjuhës, kulturës dhe aksesit. Synojmë të ofrojmë një hapësirë ku njerëzit nga kultura dhe gjuhë të ndryshme mund të ndihen të kuptuar dhe të mbështetur, pavarësisht vendndodhjes së tyre.

Duam të kujtohemi si një startup që transformoi mënyrën si perceptohet dhe ofrohet shëndeti mendor, duke e bërë më të aksessueshëm, më të përballueshëm dhe më pak të stigmatizuar. Në një industri që shpesh duket e ftohtë dhe e distancuar, ne synojmë të ruajmë një qasje njerëzore dhe empatike, duke fuqizuar lidhjen midis psikologëve dhe klientëve për rezultate të vërteta dhe transformuese.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0