Meta po heq gabimisht shumë përmbajtje nëpër aplikacionet e saj, sipas një ekzekutivi të lartë.
Nick Clegg, presidenti i çështjeve globale të Meta-s, tha se “niveli i gabimeve në moderim është ende shumë i lartë.” Ai premtoi se do të “përmirësojmë saktësinë dhe drejtësinë me të cilën veprojmë në lidhje me rregullat tona.”
“E dimë që kur zbatojmë politikat tona, nivelet e gabimeve janë ende shumë të larta, gjë që e pengon shprehjen e lirë që ne duam të mundësojmë. Shpesh, përmbajtja e pafajshme hiqet ose kufizohet, dhe shumë njerëz ndëshkohen padrejtësisht”,tha Clegg gjatë një thirrjeje për shtyp. Ai tha se kompania pendohet për heqjen agresive të postimeve lidhur me pandeminë e COVID-19. CEO Mark Zuckerberg i tha kohët e fundit Komitetit të Drejtësisë në Dhomën e Përfaqësuesve se vendimi ishte i ndikuar nga presioni i administratës së Biden-it.
“Kemi pasur rregulla shumë të rrepta duke hequr sasi të mëdha përmbajtjesh gjatë pandemisë. Askush gjatë pandemisë nuk e dinte se si do të zhvillohej ajo, kështu që kjo është mençuri pas ngjarjes. Por, ne mendojmë se e tepruam pak. Jemi shumë të vetëdijshëm sepse përdoruesit, me të drejtë, ngritën zërin se ndonjëherë gabojmë duke hequr ose kufizuar përmbajtje të pafajshme ose të pastër”, tha Clegg.
Komentet e Clegg sugjerojnë se, pas rritjes së shpenzimeve për moderimin, sistemet automatike të Meta-s janë bërë të pandjeshme. Shembuj të “dështimeve në moderim” u panë së fundmi në Threads, për shkak të gabimeve në heqjen e përmbajtjes. Kompania kërkoi falje publikisht pasi sistemet e saj shtypën fotot e Presidentit të zgjedhur Donald Trump që mbijetoi një atentat. Bordi i Mbikëqyrjes i Meta-s paralajmëroi për rrezikun e heqjes së tepërt të fjalës politike gjatë zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së.
Lexo edhe: Tesla s’ka të ndalur: Funksione të reja dhe përditësime të shumëpritura
Meta ende nuk ka bërë ndonjë ndryshim në rregullat e saj për përmbajtjen që nga zgjedhjet, megjithatë duket se mund të vijnë ndryshime të mëdha. Clegg i referohet rregullave si “një lloj dokumenti të gjallë dhe që merr frymë”. Kur u pyet për drekën e Zuckerberg me Trump javën e kaluar, Clegg shmangu pyetjen. Ai nuk dha një përgjigje konkrete.
“Nuk mund t’ju jap një koment për bisedat që nuk kam marrë pjesë,” tha ai për drekën e Zuckerberg me Trump. Administrata ende është në formim dhe inaugurimi nuk ka ndodhur ende”. Ai shtoi se bisedat janë në një nivel të lartë. “Mark është shumë i interesuar të luajë rol aktiv në debatet për udhëheqjen teknologjike të Amerikës.” Po ashtu theksoi rëndësinë e këtij roli, duke pasur parasysh pasiguritë globale dhe ndikimin e AI-së.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto