Vetë-dhembshuria është aftësia për t’i folur vetes me mirësi dhe pa gjykim në momente stresi apo vështirësie. Ajo përbëhet nga tre elemente: ndërgjegjësimi, përbashkësia njerëzore dhe mirësia ndaj vetes. Ja si mund ta praktikoni në situata të vështira me forma të thjeshta:
1. Ndërgjegjësim – Prano momentin pa e ekzagjeruar
Ndërgjegjësimi ju ndihmon të pranoni stresin si diçka reale, por kalimtare. Është e rëndësishme të mos e injoroni ose lejoni që ai t’ju pushtojë. Thuajini vetes:
- “Kjo është e vështirë, por kalimtare.”
- “Është normale të ndihesh i tensionuar në këtë moment.”
- “Ky është vetëm një moment vështirësie.”
2. Përbashkësia njerëzore – Kujto që nuk je vetëm
Stresi është pjesë e përvojës njerëzore. Të gjithë përjetojnë vështirësi dhe ky fakt mund t’ju ndihmojë të ndiheni më pak të izoluar. Thuajini vetes:
- “Nuk jam vetëm.”
- “Të gjithë ndiejnë stres, kjo është pjesë e jetës.”
- “Nuk ka asgjë të gabuar që ndihesh kështu, është njerëzore.”
Lexo edhe:Elon Musk është zyrtarisht 2 herë më i pasur se Bill Gates!
3. Mirësia ndaj vetes – Kujdesu për veten si për një mik të ngushtë
Në momente stresi, trajto veten me të njëjtën mirësi që do t’i ofroje një miku. Pyet veten çfarë të nevojitet për t’u ndier më mirë dhe për t’u përballur me situatën. Thuaj:
- “Çfarë më nevojitet tani për ta kaluar këtë?”
- “Do të jem i mirë me veten në këtë moment.”
- “Unë e kam forcën për ta përballuar këtë situatë.”
Si ta praktikoni vetë-dhembshurinë
Përsëritja e këtyre mantrave ju ndihmon të krijoni një qetësi të brendshme. Kombinoji me një gjest të thjeshtë, si prekja e dorës apo një frymëmarrje e thellë, për të nxjerrë trupin nga gjendja e stresit. Me praktikë të vazhdueshme, vetë-dhembshuria bëhet një aftësi e natyrshme për të përballuar çdo sfidë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.