Shkruar nga Elvis Shera, Kontributor
Të dashur lexues,
Në artikullin e kaluar folëm për kontrollin mbi cmimet dhe pasojat që ato kanë. Në këtë artikull do të flasim për taksimit. Mënyra dhe efekti i taksimit sidomos i taksimit të lartë dhe a funksionon ai në të vërtetë.
Nëse dëshironi të thelloni njohuritë tuaja, regjistrohuni gjithashtu në kanalin: Financiarisht i Pavarur” ose për më shumë mund të më vizitoni lidhjet e mia në Elvis Shera
Taksat janë një nga instrumentet kryesore financiare që përdorin shtetet për të mbledhur të ardhura dhe për të financuar shërbimet publike. Mënyra se si taksohen qytetarët dhe bizneset, dhe niveli i taksave, ka qenë subjekt i debateve të shumta ndër ekonomistë dhe politikëbërës. Ky artikull synon të shqyrtojë pse ekziston taksimi, metodat e ndryshme të taksimit, efektet e tyre, si dhe pasojat e taksimit të lartë, duke u bazuar në pikëpamjet e ekonomistëve të shquar dhe në shembuj historikë.
Pse ekziston taksimi?
Taksimi është mekanizmi kryesor përmes të cilit qeveritë mbledhin të ardhura për të financuar shërbimet dhe funksionet publike. Këto përfshijnë:
- Sigurimin Publik: mbrojtja kombëtare dhe siguria publike e qytetareve.
- Gjygjesori: pra nje sistem garantues i kushtetutes dhe ligjeve.
- Sipermarrje qe bien ndesh me ato qe jane te orientuara ndaj fitimit dhe per te cilat nuk mund te kete sipermarres private. Shembull zjarrefikesit.
Nje shtet minimalist cdo gje tjeter eshte e lene ne dore te sipermarresit te lire privat dhe shteti eshte i ndare nga ekonomia. Ne kete strukture shteterore, qeveria nuk ka borxhe sepse te gjithe shpenzimet mbulohen nga te ardhurat nga tatiemet. Rezultati ne kete situate eshte nje taksim i detyrueshem minimal. Ekonomiste te shquar si Milton Friedman, Murray Rothbard, Thomas Sowell, Friderich Hayek dhe Filozofja Ayn Rand kan qene mbeshtetes te forte te qeverise minimaliste.
Me kalimin e kohes, qeverite kane dale pertej ketyre kufijeve. Duke premtuar dhenien e sherbimeve te tjera sic jane:
- Shërbimet Sociale: Arsimi, kujdesi shëndetësor, sigurimet shoqërore dhe ndihma sociale.
- Rishpërndarja e të Ardhurave: Për të reduktuar pabarazitë ekonomike përmes politikave fiskale
- Licensimi dhe kontrolli mbi sektore te ndryshem te ekonomise si ushqimet, farmaceutika, komunikimet, peshkimi, etj…
Sigurisht dhenia e ketyre sherbimeve e shton koston qe qytetaret duhet te mbartin nepermjet taksave te rrituara. Madje te ardhurat nga tatimet nuk mjaftojne dhe qrverite i hyne borxhit per tu financuar. Borxhi eshte thjeshte nje takse e vonuar per qytetaret, pra i paguajne breazat e rinj.
Nga vjen nisma per te thene sherbime
Duhet thënë që shërbime të tilla kanë qenë gjithmonë një nismë qeveritare dhe jo një kërkesë nga populli. Gjithashtu, e dimë se qeveritë nuk janë menaxherë efikasë të lekëve të qytetarëve, dhe nuk ka mungesë të shërbimeve nga ana e sipërmarrësve privatë, prandaj lind pyetja: përse të ofrohen këta shërbime? Ka dy përfitues nga këto shërbime. Nga njëra anë, politikëbërësit që mund të premtojnë gjithmonë e më shumë shërbime me xhepin e qytetarëve dhe, nga ana tjetër, interesat lobiste midis politikës dhe korporatave. Përsa i përket cilësisë së shërbimit, nuk kemi asnjë dëshmi se futja e një agjencie për kontrollin ushqimor ka rritur cilësinë e ushqimeve. Në fakt, cilësia ushqimore është në rënie.
Po të marrim si shembull pensionin, që gabimisht quhet kontribut, pasi është taksë pensioni, është mëse e qartë. Skema është totalisht e dështuar, ndërsa qeveria vazhdon akoma ta mbajë të gjallë. Sigurisht, mund të lindë pyetja: nëse pensioni dhe mirëqenia e qytetarëve do të ishte në zemër të politikëbërjes, ka zgjidhje dhe s’do ishim këtu ku jemi, por është e vështirë të hiqet një taksë tjetër nga skema e madhe e taksimit.
Metodat e Taksimit
Gjate kohes jane propzuar menyra te ndryshem te taksimit. Ata me te perdorur jane taksimi progresiv dhe taksimi i sheshte. Le ti shohim
Taksimi Progresiv: Normat e taksës rriten me rritjen e të ardhurave. Individët me të ardhura më të larta paguajnë një përqindje më të lartë të të ardhurave të tyre.
Ekonomiste si: Paul Krugman, Thomas Piketty, Joseph Stiglitz dhe John Maynard Keynes argumentojnë se taksimi progresiv ndihmon në reduktimin e pabarazive dhe financimin e shërbimeve publike thelbësore ndersa kritiket sic jane Milton Friedman, Friedrich Hayek, Thomas Sowell dhe Ayn Rand besojnë se taksimi progresiv penalizon suksesin, dekurajon punën dhe investimet, dhe kufizon lirinë individuale.
Taksa e Sheshtë: Të gjithë paguajnë të njëjtën përqindje të të ardhurave, pavarësisht nga niveli i të ardhurave. Mbeshtetesit e kesaj takse si Milton Friedman, Robert Hall, Alvin Rabushka dhe Steve Forbes argumentojnë se taksa e sheshtë thjeshtëson sistemin tatimor, inkurajon rritjen ekonomike dhe është më e drejtë ndersa kriket besojnë se taksa e sheshtë mund të rrisë barrën fiskale mbi shtresat me të ardhura të ulëta dhe nuk adreson pabarazitë.
Efektet e Metodave të Ndryshme të Taksimit
Ndërsa shtytësi kryesor i taksës progresive është shpërndarja e pasurisë së krijuar, ajo në fakt përfundon duke krijuar akoma më shumë pabarazi.
Le të ndalemi dhe të mendojmë më thellë. Aktorët që e krijojnë pasurinë në një vend janë sipërmarrësit, të cilët organizojnë faktorët e prodhimit dhe kapitalin. Ata janë individë me iniciativë dhe guxim që krijojnë vendet e punës, produktet në tregje dhe shërbimet. Pas pagesës së kostove, përfshirë rrogat, një pjesë e mirë e fitimit të realizuar shkon për të përshkallëzuar aktivitetin ose në investime për kurse, makineri, modernizime etj. Një pjesë e fitimit mund të merret nga sipërmarrësi për përdorime personale. Është e qartë se objektivi i çdo sipërmarrësi është rritja e fitimit, dhe kjo nuk është aspak e lehtë, sepse çdo sipërmarrës është në konkurrencë në treg dhe, nëse nuk paguan mirë punëtorët, ata largohen te sipërmarrës të tjerë. Nëse nuk modernizon dhe investon, ndoshta kostot e tij e bëjnë të dalë nga tregu. Pra, sipërmarrësi është i angazhuar vazhdimisht që ta alokojë kapitalin në mënyrë që shoqëria e tij të zgjerohet dhe të ketë një jetë afatgjatë.
Imagjinoni tani taksën që qeveria aplikon në këtë sipërmarrje. Ajo takson të gjithë punonjësit dhe sipërmarrësin nga veprimtaria dhe pastaj takson edhe fitimet e shoqërisë. Është e debatueshme shumë taksimi i shoqërisë, por sigurisht taksimi lë më pak hapësirë për sipërmarrësin që të ndërmarrë të gjitha hapat për të zgjeruar. Ai do të investojë më pak, do të modernizojë më pak dhe do të punësojë më pak. Gjithashtu, ngritjet e rrogave do të hasin më shumë vështirësi. Me kalimin e kohës, kjo çon në mungesën e incentivave për sipërmarrësit që të vazhdojnë të jenë në treg, dhe alternativa të tjera si prodhimi në vende të tjera me kosto të ulëta, ose transferimi i gjithë aktivitetit në vende të tjera, ose mbyllja e aktivitetit. Pra, taksimi progresiv dhe i lartë e bën klimën më toksike dhe sjell efekte të kundërta nga ato që kishte synim të sillte. Gjithashtu, inkurajon dhe evazionin fiskal.
Argumentet mbi rishpërndarjen e të ardhurave dhe përforcimin dhe përmirësimin e shërbimeve publike bien, sepse, në mungesë të faktorëve që krijojnë mirëqenien, ka më pak të ardhura, pra më pak para, dhe më shumë varfëri. Më shumë papunësi dhe ngadalësim të ekonomisë.
Shembuj Historikë të Efekteve të Reduktimit të Taksave
Për të provuar se cila anë është më drejtë mundet ti referohemi disa fakteve historike ku duke ulur barrën e taksave mbi individë dhe familje në fakt kemi efektin pozitive të rritjeve të tatimeve.
Shtetet e Bashkuara nën Presidentin John F. Kennedy: Reduktoi normën e lartë të taksës mbi të ardhurat nga 91% në 70%. Rezultati, ishte nje rritje ekonomike dhe rritje e të ardhurave tatimore në terma absolutë.
Shtetet e Bashkuara nën Presidentin Ronald Reagan: Reduktoi normën e lartë të taksës nga 70% në 28%. Rezultati ishte nje rritje ekonomike dhe dyfishim i të ardhurave tatimore federale, megjithëse deficiti buxhetor u rrit.
Mbretëria e Bashkuar nën Kryeministren Margaret Thatcher: Reduktoi normat e larta të taksave mbi të ardhurat dhe korporatat.Rezultati ishte stabilizim dhe rritje ekonomike, rritje e të ardhurave tatimore, ulje e papunësisë.
Rusia pas vitit 2001: Implementoi taksën e sheshtë prej 13%. Rezultati ishte nje rritje e të ardhurave tatimore, formalizim i ekonomisë, reduktim i evazionit fiskal.
Pra, shembujt na tregojnë qartë që nëse qeveria do të rrisë të ardhurat nga tatimet, ajo duhet të ulë taksat. Një taksë e sheshtë, në përgjithësi e ulët, ul ndjeshëm incentivën për evazion fiskal. Në të njëjtën kohë, duke lënë më shumë para në dorë të individëve, krijohet një konsum më i lartë dhe paraja më e madhe në dorë të sipërmarrësve mund të përdoret për të rritur nivelin e punësimit dhe përshkallëzimine biznesit, me një efekt dytësor në rritjen e të ardhurave nga taksat. Gjithashtu, një taksim i ulët thith kapitalin nga vende të huaja, duke rritur mirëqenien në vend. Historia pra e përgënjeshtron me fakte tezën e taksimit progresiv të lartë si mënyrë për të ulur pabarazinë.
Përfundim
Taksimi është një instrument kompleks me efekte të shumta mbi ekonomi dhe shoqëri. Debati mbi nivelin optimal të taksimit dhe metodat e tij vazhdon të jetë një çështje qendrore në politikat ekonomike. Ndërsa taksimi progresiv ne teori, ndihmon në adresimin e pabarazive dhe financimin e shërbimeve publike, ai ka pasoja negative mbi stimujt ekonomikë. Taksa e sheshtë dhe normat e ulëta të taksimit mund të inkurajojnë rritjen ekonomike, duke krijuar me shum punesin dhe duke rritur pabarazine.
Një politikë tatimore efektive, është e rëndësishme qe të balancohet nevoja për të inkurajuar rritjen ekonomike me nevojën për drejtësi sociale dhe financimin e shërbimeve publike.
Taksimi progresiv që kërkon të marrë më shumë nga individë shumë të pasur dështon, sepse këta individë kanë mundësi të përshkruajnë rrugë të ndryshme për të evituar taksat. Rrugë që nuk janë të hapura për individët normalë. Gjithashtu, është e dyshimtë a është e drejtë perzekutimi i individëve të pasur duke konsideruar se ata në të njëjtën kohë krijojnë shumë vlerë të shtuar në shoqëri. Vende pune, mallra dhe shërbime për të cilët të gjithë kemi nevojë.
…
Mos harroni të na ndiqni dhe në artikullin e ardhshëm, ku do të flasim për efektet dhe sfidën e madhe të papunësisë që mund të godasë mbar shoqëritë
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.