Si mund të ndryshojë AI të gjitha profesionet e njerëzve? - Business Magazine Albania

Si mund të ndryshojë AI të gjitha profesionet e njerëzve?

Si mund të ndryshojë AI të gjitha profesionet e njerëzve?

Chatbot-ët e AI-t kanë shumë përdorime, megjithëse ende janë një-dimensionalë.

Një përdorues shkruan një pyetje, algoritmi bën magjitë e tij dhe boti nxjerr një përgjigje – dhe kjo është gjithçka. I zgjuar, por i kufizuar në kursimin e kohës gjatë procesit të kërkimit dhe mbledhjes së informacionit. Ekspertët dhe liderët e industrisë si Sam Altman i OpenAI-së, tashmë po parashikojnë se faza tjetër e inovacionit të AI-t do të jetë shumë më dinamike. Ajo do të përqendrohet rreth agjentëve të AI-t, paketa të vogla të softuerit AI që mund të bëjnë më shumë sesa thjesht të përgjigjen pyetjeve tuaja. Sipas tyre, agjentët mund të marrin autonomisht disa nga detyrat tuaja më të mërzitshme në punë. Ekspertët nga firma e kërkimit dhe konsulencës Gartner në Connecticut  kanë zbuluar se agjentët kanë vërtet një potencial të madh.

Nënkryetari dhe analisti i Gartner, Arun Chandrasekaran, foli në konferencën Symposium/Xpo të kompanisë javën e kaluar dhe paraqiti rastin për agjentët. Agjentët janë “një nga temat më me ndikim në AI-në gjenerues sot,” tha Chandrasekaran. Ata janë një nga qëllimet kryesore të kërkimit të kompanive  të AI-t. Inovacione si arsyetimi i AI-t, memoria afatgjatë dhe aftësia për të kontekstualizuar kërkesat e përdoruesve janë duke përparuar ngadalë, e si rrjedhojë teknologjia e agjentëve do të arrijë patjetër në vendin e punës. Kur të ndodhë kjo, mund të nënkuptojë ndryshime të mëdha. Chandrasekaran tha se bizneset po përdorin AI në tri fusha : teknologjinë e informacionit, sigurinë dhe marketingun. Gjenerimi i kodit është një përdorim i qartë, duke aftësuar programuesit ose duke u mundësuar ndërmarrjeve të vogla të krijojnë kod për të zgjidhur probleme specifike të kompanisë.

Marketingu dhe AI janë “të krijuara për njëra-tjetrën”, duke theksuar se krijimi i përmbajtjes është një veçanti e AI-t. Aftësia e tyre për  detyra biznesi është ndihmë në kursimin e kohës dhe parave, dhe se agjentët mund të tejkalojnë aftësitë e njeriut. (Le të imagjinojmë, një person mund të procesojë vetëm disa qindra kërkesa çdo ditë para se të lodhet—një agjent AI do të vazhdonte ende të punonte.)

Gartner ka të dhëna për të mbështetur disa nga këto pretendime, bazuar në anketat e saj të gjera. Chandrasekaran tha se  në vitin 2025,  30% e kompanive do të  përdorin  AI për të përmirësuar punonjësit. Deri vitin e ardhshëm, më shumë se 100 milion njerëz në mbarë botën do të bisedojnë me “kolegët” e tyre artificialë në punë, duke nënkuptuar se një punonjës AI do të besohet të merret me shumë detyra, pa shumë mbikëqyrje.

Lexo edhe:“AI mund të transformojë botën tonë, por ka rreziqe të mëdha”: Michael O’Flaherty për teknologjinë dhe të drejtat e njeriut

Agjentët e AI-t janë  mishërimi i shqetësimit se AI do të vjedhë punët e njerëzve, pasi ata janë të aftë për veprim. Chandrasekaran parashikon se adoptimi i teknologjisë është i pashmangshëm, disa modele agjentësh janë tashmë në dispozicion. Microsoft, për shembull, është gati të lejojë kompanitë të krijojnë agjentë të tyre të AI-t. Ndërkohë, Salesforce, ka lançuar së fundmi një sistem agjenti të AI-t për të vepruar si një përfaqësues shitjesh njerëzor.  Apple, Anthropic dhe Google po përgatitin teknologji të AI-t —sisteme që mund të monitorojnë atë që po bëni në punë. Edhe Amazon po përqafon agjentët, me idenë se në të ardhmen  mund të bëjnë disa nga blerjet në Amazon për ju.

 

INC 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0