Programi i parë i akselerimit për forcimin e sipërmarrjes përmes mbrojtjes së Pronësisë Intelektuale, IP4Startups, u përmbyll me sukses!
Në një mbrëmje të veçantë, për shkak të pjesëmarrjes së nivelit të lartë teknik dhe përfaqësuesve të drejtorive të inovacionit dhe startup-eve, u mbajt edhe ceremonia e certifikimit të 10 startup-eve fituese , të cilat për dy muaj radhazi iu nënshtruan trajnimeve intensive mbi Pronësinë Industriale.
Në fjalët përshëndetëse të znj. Maria Solis Kapedani, Drejtoreshë e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, znj. Olga Allemann, Menaxhere Projekti në Institutin Federal Zviceran për Pronësinë Intelektuale, dhe z. Kushtrim Shala, Menaxher Projekti i IP4Startups, u theksua rëndësia e programit IP4Startups dhe kontributi i vlefshëm i ekspertëve në këtë program.
Lexo edhe:IP4Startups – Programi që do të fuqizojë sipërmarrjet e reja nëpërmjet Mbrojtjes së Pronësisë Intelektuale
Aktiviteti u nderua me pjesëmarrjen dhe fjalimet e znj. Ledi Imeraj, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë për Inovacion dhe Ekselencë, z. Arjan Ymeri, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Startupeve, si dhe Shkëlqesisë së Saj, znj. Ruth Huber, Ambasadore e Zvicrës në Shqipëri .
Falë bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI) dhe mbështetjen nga Projekti Shqiptaro-Zviceran për Pronësinë Intelektuale (ALSIP), startup-et përfituan nga mentorimi intensiv dhe workshop-et mbi pronësinë intelektuale dhe ndërtimin e strategjive të qëndrueshme për rritje. Suksese të mëtejshme startupeve Cyber Morfosis, T-Blocks, Doll’App, Pronar.al, Frymëmarrje, Auttom, Zeevou, UNO Robotics, Komuniteti, dhe Beach Master!
Ky program u zbatua nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) me mbështetjen e Projektit Shqiptaro-Zviceran për Pronësinë Intelektuale (ALSIP).
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto