10 thënie motivuese për të hyrë në aksion - Business Magazine Albania

10 thënie motivuese për të hyrë në aksion

Adam Toren*

Herë pas here na duhet t’u rikthehemi planeve tona. Objektiva, synime, rritje dhe zhvillim. Një këmbëngulje dhe angazhim i vazhdueshëm do të na ndihmojë të tejkalojmë sfidat që hasim vazhdimisht. Më poshtë ju sjellim 10 thënie motivuese, që do t’ju vlejnë, jo vetëm për të nisur javën, por edhe pë t’u hedhur në veprim:

  1. “Ngjit shkallën e parë të besimit. Nuk të duhet ta shohësh të tërë shkallën, vetëm ngjit shkallën e parë.” – Dr. Martin Luther King Jr.

Kur ditët e këqija vijnë drejt jush, mos e humbi shpresën. Iniciativa e lirë është një aventurë dhe si çdo histori e bukur ka uljet dhe ngritjet e saj. Mbështetu tek ai person i suksesshëm që kini në mendje dhe ngjitni shkallët e para të besimit në rrugën që po ndiqni. Do të jetë për të mirën tuaj.

  1. “Ne jemi pikërisht ajo që bëjmë vazhdimisht. Prandaj, përsosmëria nuk është një veprim, por një zakon.” – Aristoteli

Perfeksioni nuk është kurrë masa për të matur suksesin. Por është koha e duhur për tju vënë nga pas zakoneve që formojnë përsosmërinë.

  1. “Shumë ide të mëdha ikin pa u realizuar dhe shumë zbatues të mirë janë pa ide. Njëra pa tjetrën janë të pavlefshme.” – Tim Blixseth

Pra, doni të bëheni një biznesmen? Shumë mirë. Do tju duhet një ide e madhe si dhe një vizion. Por nuk është mjaftueshëm. Ju duhet ta zbatoni idenë tuaj të madhe ose pastaj nuk është e madhe.

  1. “Vepro ose prano.” – Anonime.

Shprehje e bukur sepse në fund të ditës jeta varet nga ju. Ju mund të zgjidhni të pranoni gjënë që nuk ju pëlqen ose mund të zgjidhni të ndërmerrni veprime. Gjithshka varet nga ju.

5.” Bota merr formë më lehtë se sa e mendoni dhe ajo po pret që ju t’i jepni formë”. – Bono

Jeta merr forma të ndryshme. Jeta juaj është si argjila.Varet nga ju t’i jepni formën që ju dëshironi ti jepni. Nëse e pëlqëni ose jo, ju jeni personi përgjegjës për atë që jeni dhe që ju jeni personi që mund të merrni hapat për tu zhvilluar në atë person që dëshironi. Nëse nuk dini nga tja nisni, kërkoni ndihmën e një mentori. Një hap i vetëm mund të transformojë komplet jetën tuaj.

  1. “Të mundesh është veçse një gjende e përkohëshme. Të heqësh dorë e bën atë të përhershme.” – Marilyn von Savant.

Ideja juaj e biznesit mbase nuk funksionon. Por, kjo nuk do të thotë se ky është fundi. Asnjë humbje në biznes nuk është fundi, vetëm nëse ju i jepni fundin. Mund të zgjidhni ta ri-shpikni veten tuaj, biznesin tuaj, produktin tuaj dhe botën. Varet nga ju.

  1. “Suksesi është aftësia për të kaluar nga dështimi në dështim pa e humbur entuziazmin.” – Winston Churchill

Churchill gjithashtu ishte ai që thoshte “Kurrë, kurrë, kurrë mos hiqni dorë.”
Mos hiqni dorë dhe mos qëndroni në mënyrat tuaja të vjetra të menduarit dhe të vepruarit. Transformojeni 2015 në vitin më të mirë duke marrë mbështetjen dhe burimet që ju nevojiten për të mbajtur entuziazmin tuaj lart.

  1. “Suksesi duket se është i lidhur me veprimin. Njerëzit e suksesshëm janë në lëvizje vazhdimisht. Ato bëjnë gabime por nuk heqin dorë.” – Conrad Hilton

Për të qënë i motivuar, duhet të lëvizësh përpara pavarësisht pengesave. Ekziston një koncept i gabuar se të jesh i motivuar do të thotë të mos ballafaqohesh kurrë me disfata apo dështime. E kundërta, çdo biznesmen është ballafaquar me dështime të panumërta. Megjithatë ata kanë bindjen e brendshme për të ecur përpara, për të konfiguruar jetën dhe vizionin e tyre dhe suksesin në fund fare. Mendja juaj ka të gjithë fuqinë për të cilën ju keni nevojë për të kaluar çdo sfidë.

  1. “Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është ta krijosh atë.” – E panjohur

Gjithshka ka të bëjë me përgjëgjësinë. Ju mund ti jepni formë dhe ta krijoni jetën ashtu siç e dëshironi ta jetoni. Çfarë lloj progresi keni bërë këtë vit? Si mund ta rrisni përqindjen e gjërave që arrini të zbatoni? Cilët ekspertë apo burim energjie mund të kërkosh që të jesh më efikas?

  1. “Ka dy zgjedhje kryesore në jetë: të pranosh kushtet ashtu siç janë ose të pranosh përgjegjësinë për ti ndryshuar ato.” – Dr. Denis Waitley
    A do të jetë 2015 viti më i mirë si profesionalisht ashtu edhe personalisht?Kjo varet nga ju. Fillon nga mendja dhe qëndrimi juaj për të kaluar në etikën tuaj të punës dhe në veprimet tuaja. A do ta siguroni suksesin tuaj? Tani është koha e duhur për ta vlerësuar dhe nëse e nevojshme, ti ri-vlerësoni zgjedhjet tuaja të deritanishme.

*Serial Entrepreneur, mentor, investitor dhe bashke-themelues i YoungEntrepreneur.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0