Një akselerator i ri për startup-et shqiptare po lançohet në Tiranë, falë bashkëpunimit mes Plug and Play, AADF, Piramidës së Tiranës dhe Bashkisë Tiranë, me mbështetjen e IDEMIA Smart Identity!
Ky program inovativ, që do të mbahet në Hub-in e ri të AADF-së në Piramidën e Tiranës, do t’u ofrojë sipërmarrësve qasje në mentorë, partnerë ndërkombëtarë dhe një rrjet global mbështetjeje.
Top 10 startup-et do të kenë mundësinë të shkallëzojnë biznesin e tyre deri në Silicon Valley përmes GOAL Program.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.