Mbyllet me sukses edicioni i 2-të i panairit më të madh të Teknologjisë, Inovacionit & Edukimit, Future2Tech! - Business Magazine Albania

Mbyllet me sukses edicioni i 2-të i panairit më të madh të Teknologjisë, Inovacionit & Edukimit, Future2Tech!

Mbyllet me sukses edicioni i dytë i panairit më të madh të teknologjisë, inovacionit dhe edukimit, Future2Tech!

Future2Tech, panairi i shumëpritur i teknologjisë, inovacionit dhe edukimit hapi dyert me 9 Tetor tek Pallati i Kongreseve. Rreth 100 sipërmarrje të teknologjisë janë prezantuar me stendat e tyre për të pritur audiencën, individë dhe biznese të interesuara. Shqipëria po bëhet një qendër e rëndësishme për eventet e mëdha në teknologji dhe inovacion, me një kalendar të pasur që sjell mundësi për profesionistët dhe entuziastët e fushës. Nga panairi prestigjioz Future2Tech, janë bashkuar aktorët më të rëndësishëm të industrisë. I  organizuar nga Iceberg Exhibitions dhe Albaniatech, panairi mikëpriti mbi 5 000 vizitorë në të dyja ditët e tij.

Panairi Future2Tech vazhdoi edhe në ditën e dytë me një axhendë dinamike dhe tema të rëndësishme që prekin teknologjinë dhe inovacionin. Eventet dhe panelet e organizuara në zonën “Events Zone” të panairit përfshinë emra të njohur nga sektori i biznesit dhe i arsimit, të cilët diskutuan mbi ndikimin e AI në proceset e biznesit, si dhe mbi digitalizimin e arkivave audiovizuale dhe zhvillimet në teknologjinë e turizmit.

Paneli mbi AI: “Ndikimi Transformues i Integrimit të AI në Proceset e Biznesit”
Në fokus të ditës ishte paneli me temë “Ndikimi Transformues i Integrimit të AI në Proceset e Biznesit”, i moderuar nga Blendi Salaj, ku CEO-t e kompanive dhe përfaqësues të institucioneve arsimore diskutuan mbi përgatitjen e sistemit arsimor dhe të biznesit për epokën e AI-së. Paneli përfshiu  z. Altin Hazizaj nga platforma isigurt, z. Emanuele Cacciatore nga Engineering Group, z. Giorgio Bellante nga SISAL dhe z. Igli Hakrama nga UMT . Diskutimet u përqendruan në përfitimet dhe sfidat e integrimit të AI-së dhe nëse bizneset po arrijnë të shfrytëzojnë plotësisht vlerën e saj.

Lexo edhe:Hap dyert panairi Future2Tech

Digitalizimi i Arkivave Audiovizuale dhe Turizmi i Teknologjisë
Në bashkëpunim me Atom Computer dhe PC Store, u zhvilluan evente për digitalizimin e arkivave audiovizuale, ku përfaqësues si z. Armand Agolli, znj. Klea Koçi, z. Erion Mema dhe z. Roland Koka ndanë ekspertizën e tyre mbi teknologjinë e re dhe rëndësinë e ruajtjes së materialeve historike. Ndërkohë, një forum mbi turizmin dhe teknologjinë u fokusua në mundësitë B2B midis ekspozuesve, ku mori pjesë edhe z. Rrahman Kasa.

Sistemi i Menaxhimit të Hoteleve nga Dev.AL
Një tjetër moment i rëndësishëm ishte prezantimi i sistemit të menaxhimit të hoteleve nga Dev.AL, i moderuar nga Ilirjana Bitri dhe Dea Koka. Paneli përfshiu z. Olsi Rraklli dhe znj. Siri Lasku, të cilët ndanë eksperiencat e tyre mbi menaxhimin e hoteleve dhe përfitimet që sjell ky sistem për industrinë e turizmit.

Konkursi i Startup-eve 
Dita e dytë u mbyll siç duhet  me konkursin e startup-eve, ku startupet prezantuan idetë e tyre përpara një jurie të përbërë nga emra si znj. Rafaela Rica, z. Eduard Shalsi,  z. Eglent Bici, z. Francois Mazdouer, znj. Brunilda Cuko dhe z. Grant Van Cleve. Fitues i çmimit “Tan Mezini” me vlerë 3000 euro u shpall startup-i Suapr.com, themeluar nga Geart Ferhati. Gjithashtu, IACT Studio, përfaqësuar nga znj. Arjeta Dhima, akordoi një çmim për suapr.com për të  paketat e të folurës në publik. Patoko-s iu akordua një çmim personal që z. Francois Mazdouer vendosi të jepte për njërin nga startupet.

Gjatë të dyja ditëve të panairit, Business Magazine Albania ishte aktive në “Media Zone”, ku zhvilloi podkaste me liderët e industrisë, duke ndarë perspektiva dhe përvoja të rëndësishme mbi teknologjinë dhe inovacionin.Të gjitha intervistat i gjeni KËTU.

Panairi Future2Tech, edhe këtë vit dëshmoi me sukses se me shumë dashuri, bëhen gjëra të mëdha!

Shihemi në #Future2Tech 2025!!

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0