A e dini se cili është hoteli më i mirë në botë për vitin 2024? - Business Magazine Albania

A e dini se cili është hoteli më i mirë në botë për vitin 2024?

A e dini se cili është hoteli më i mirë në botë për vitin 2024?

Një hotel në Tajlandë është cilësuar më i miri në botë për vitin 2024 për arkitekturën e tij mahnitëse me pamje nga lumi dhe përvojat e famshme të spa-së, në zemër të Bangkok-ut të zhurmshëm.

Capella Bangkok, i vendosur në qendër të qytetit dhe me pamje nga lumi Chao Phraya, është shpallur hoteli më i mirë në botë për vitin 2024 nga “The World’s 50 Best Hotels Academy”, e cila përbëhet nga 600 liderë anonimë të industrisë hoteliere, secili i përzgjedhur për opinionin e tyre ekspert dhe përvojën në fushën hoteliere, të cilët votojnë për hotelet që kanë përjetuar vetë.

Capella u ngjit 10 vende nga lista e vitit 2023 si hoteli më i mirë në përgjithësi dhe fitoi gjithashtu titullin si “Hoteli më i Mirë në Azi 2024”.

Lexo edhe:5 vite në Shqipëri – Brandi SMEG feston në mënyrën më ikonike!

I hapur në vitin 2020, ky hotel modern përshkruhet si një “oaz urban” dhe është i rrethuar nga kopshte të gjelbëruara, me të gjitha 101 dhomat që kanë pamje nga uji, duke siguruar që çdo mysafir të ketë pamje nga lumi.

Vilat dhe suitat me verandë pranë lumit janë të disponueshme për mysafirët – të vetmet e këtij lloji në Bangkok – të pajisura me pishina Jacuzzi private. Hoteli gjithashtu ka një numër restorantesh dhe baresh të shpërblyera me çmime, duke përfshirë restorantin me yll Michelin, Côte nga Mauro Colagreco, i cili ofron kuzhinë franceze dhe italiane. Hoteli njihet gjithashtu për spa-në e tij të famshme në mbarë botën, Auriga, që praktikon terapi të lashta shëruese, dhe për ‘Kulturalistët e Capella-s’, të cilët janë guida lokale personale që kanë lidhje me aktivitete të shumta në Bangkok dhe ndihmojnë mysafirët të planifikojnë qëndrimin e tyre në qytet. Emma Sleight, drejtuesja e përmbajtjes për “The World’s 50 Best Hotels”, tha: “Na jep kënaqësi të madhe të ndajmë listën e “The World’s 50 Best Hotels 2024” dhe të festojmë renditjen e Capella Bangkok si Nr.1.” Capella Bangkok bashkohet me 18 hotele të tjera në Azi në listën e Hoteleve më të Mirë në Botë për 2024, duke e bërë atë kontinentin me më shumë hotele të përfshira në renditje.

Ndër këto hotele është dhe kulla me 65 kate, Rosewood Hong Kong, e renditur në vendin e tretë, e njohur për stilin e saj të veçantë të mikpritjes dhe dizajnin e brendshëm elegant.

Capella në Bangkok nuk është i vetmi hotel në qytet që ka hyrë në listë, pasi Mandarin Oriental Bangkok (Nr.12), Four Seasons Bangkok në Chao Phraya River (Nr.14) dhe The Siam (Nr.26) gjithashtu kanë zënë një vend të merituar. Hoteli me pesë yje Mandarin Oriental në Bangkok është në funksionim prej gati 150 vitesh dhe ka pritur shumë mysafirë ndër vite, nga Grace Kelley tek Marlon Brando. Ai është një nga shumë hotelet e famshme botërore që kanë hyrë në listë, së bashku me Claridge’s në Londër (Nr.11) dhe katër hotele të Four Seasons në mbarë globin.

theindependent

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0