Kafeja është një nga pijet më të konsumuar në botë dhe studimet tregojnë se ka efekte të shumta shëndetësore, si dhe një ndikim të konsiderueshëm ekonomik. Një meta-rishikim i 127 studimeve tregon se konsumimi i rregullt i kafesë mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit, diabetit të tipit 2, sëmundjes së Parkinsonit dhe goditjes në tru, duke përmirësuar gjithashtu humorin dhe kujtesën. Megjithatë, është e rëndësishme të mos kalohet konsumimi i më shumë se 400 mg kafeinë në ditë. Kjo mund të rrisë ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve kardiovaskulare.
Kafeina, përveçse ofron energji, ndihmon në përmirësimin e mikrobiomës së zorrëve dhe stimulon rritjen e baktereve të dobishme. Një konsum optimal është 2-3 filxhanë në ditë, ndërsa shtimi i erëzave natyrale mund të përmirësojë shëndetin e kafesë. Kafeja e zezë preferohet më shumë, ajo përmban më shumë antioksidantë se variantet me qumësht dhe pjekjet më të lehta ruajnë më shumë përbërës të dobishëm.
Në vendin tonë, sektori i kafesë përballet me sfida të reja, duke përfshirë rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe ndryshimet në sjelljen e konsumatorëve. Në periudhën pas pandemisë përfaqësuesit e Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve kanë theksuar se çmimet e produkteve bazë janë në rritje.
Pavarësisht rritjes së çmimeve dhe sfidave ekonomike, kafeja vazhdon të jetë një element kyç i turizmit në Shqipëri. Ndërsa turizmi vazhdon të zhvillohet, kafeja luan një rol të rëndësishëm në përmirësimin e përvojës së turistëve, duke ofruar një shije autentike dhe mundësi për t’u relaksuar pas një dite eksplorimi.
Kafeja ka një ndikim të madh në ekonominë globale. Industria e kafesë mbështet miliona njerëz në të gjithë botën, nga kultivuesit e kafesë deri tek kompanitë e përpunimit dhe shitjes. Kjo industri ndihmon në krijimin e vendeve të punës dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik të shumë vendeve, përfshirë ata që varen nga eksporti i kafesë.
Tenknologjia gjithashtu ka ndikuar në konsumimin e kafes. xBloom Studio ofron një alternativë interesante për pasionantët e kafesë, me teknologjinë pour-over që lejon personalizimin e procesit të përgatitjes. Megjithatë, ky produkt kërkon një periudhë provash për t’u mësuar, duke reflektuar sfidat që ndjekin inovacionet në këtë sektor.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.