Jeni investitor i huaj që ushtroni aktivitetin në Shqipëri?
AIDA është këtu për ju me angazhimin e vazhdueshëm për t’ju mbështetur në rrugën tuaj drejt suksesit, ndaj ju informojmë se AIDA do të nisi një nismë të re për ju, “Investor Support Days” në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe ambasadat e huaja në vend dhe dhomat bilaterale të tregtisë.
Këto evente janë të dedikuara për ju, duke ofruar mundësinë për takime drejtpërdrejt me zyrtarët tanë, për të diskutuar sfidat dhe mundësitë në biznesin tuaj. Përveç takimeve, do të organizohen edhe vizita në terren për të parë nga afër proceset e punës së kompanive tuaja.
AIDA është partneri juaj në rrugëtimin tuaj të investimit në Shqipëri!
Në vijim do publikohen ditët e secilit takim!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.