AADF vijon punën për të nxitur turizmin e qëndrueshëm në Shqipëri, përmes një vizitë studimore në Lisbonë që synoi të prezantojë pjesëmarrësit me praktikat më të mira të qytetit. Lisbona, e njohur jo vetëm për trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike, por edhe si fuqia ekonomike e Portugalisë, është një terren i fortë për diskutime mbi modelet inovative të turizmit.
Në vizitë morën pjesë përfaqësues nga institucionet shqiptare, duke përfshirë Bashkitë e Pogradecit dhe Vlorës, Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Shoqatën TID Vlorë. Këto takime ishin pjesë e nismës më të gjerë të AADF-së për të siguruar që sektori i turizmit në Shqipëri të rritet në mënyrë të qëndrueshme, me projekte si Parku Ujor Drilon Tushemisht.
Lexo edhe:Cili është qëllimi i të pasurit telefonin më të fundit?
Vizita studimore ofroi një mundësi për të shkëmbyer ide dhe për të eksploruar modele të reja të zhvillimit të turizmit që mund të përshtaten me peizazhin unik të Shqipërisë. Pjesëmarrësit u larguan me njohuri të reja dhe praktike, të cilat do të aplikohen në projektet në vijim.
AADF po punon për të rritur potencialin turistik të Shqipërisë, por edhe për të siguruar që nga kjo rritje të përfitojnë komunitetet lokale dhe të ruhet bukuria natyrore e vendit për brezat e ardhshëm.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.