Disa këshilla themelore për startup-et - Business Magazine Albania

Disa këshilla themelore për startup-et

Disa këshilla themelore për startup-et

Shumë këshilla për startup-et janë praktike, të dizajnuara për t’u zbatuar në baza ditore apo javore. Por disa këshilla janë më thelbësore dhe mund të kenë ndikim transformues për suksesin e tyre. Ja disa nga këshillat më të rëndësishme për startup-et:

  1. Lançojeni produktin shpejt
    Këshilla e parë për themeluesit është të lançojnë produktin sa më shpejt. Ky hap është jetik për të kuptuar problemet e klientëve dhe për të parë nëse produkti i përmbush nevojat e tyre. Ndërsa disa preferojnë të krijojnë produktin “perfekt”, lançimi i një versioni të hershëm që zgjidh një problem kryesor është më efektiv, pasi ju mundëson të përmirësoni bazuar në reagimet e klientëve.
  2. Bëni gjëra që nuk kërkojnë përshkallëzim të mëtejshëm menjëherë
    Shumë startup-e përpiqen të rriten shumë shpejt, por është më mirë të fokusoheni fillimisht në sigurimin e klientëve të parë, edhe me metoda jo të shkallëzueshme. Për shembull, themeluesit e Airbnb morën vetë fotografi të pronave për të pasuruar dhe përmirësuar listimet në platformën e tyre, një praktikë jo e qëndrueshme, por e domosdoshme për të kuptuar më mirë tregun kur ndodhesh në fazat e para.
  3. Kini përqasje për zgjidhje 90/10
    Kërkoni mënyra për të arritur 90% të zgjidhjes me vetëm 10% të përpjekjes. Kjo është më e efektshme se përpjekja për të krijuar një zgjidhje të përkryer që kërkon kohë të gjatë për tu ndërtuar.
  4. Fokusohuni tek klientët që janë të interesuar për ju
    Një grup i vogël klientësh të apasionuar është më i vlefshëm se një numër i madh klientësh të pavendosur. Gjithashtu, ndonjëherë është e nevojshme të “hiqni dorë” nga disa klientë nëse ata nuk janë të përshtatshëm për produktin tuaj apo për suksesin afatgjatë të ndërmarrjes tuaj.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                    Lexo edhe: Hapen konkurset për dy projektet e para të Korporatës Shqiptare të Investimeve!
  5. Mos nxito për tu zgjeruar
    Mos e shkallëzoni ekipin ose produktin përpara se të siguroheni që keni një produkt që klientët vërtet e duan, dhe që ju mund të siguroni klientelën tuaj. Rritja duhet të jetë pasojë e ndërtimit të diçkaje që klientët duan, jo një synim në vetvete.
  6. Mos e nënvlerësoni fuqinë e marrëdhënieve njerëzore
    Marrëdhëniet me bashkëthemeluesit janë po aq të rëndësishme sa fokusi dhe puna me produktin për të siguruar sukses. Komunikimi i hapur dhe i ndershëm brenda ekipit themelues si dhe ekipit të punës mund të parandalojë probleme të mëdha dhe të përmirësojë perspektivën e suksesit të biznesit.

Këto janë vetëm disa nga parimet themelore që çdo themelues startup-i duhet të ketë parasysh për të pasur sukses afatgjatë. Fokusi te klientët, ndërtimi gradual dhe zgjedhja e drejtimit të duhur në faza të ndryshme të start upit janë kyçe.

 

 

 

 

yc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0