Crystal Team Lavanteri, njihuni me biznesin social në Berat - Business Magazine Albania

Crystal Team Lavanteri, njihuni me biznesin social në Berat

Crystal Team Lavanteri, e drejtuar nga Mimoza Bujaraj, ka lindur si nevojë e tregut për shërbimet e pastrimit dhe lavanderisë, të cilat po rriten dita ditës në qytetin e Beratit. E nisur me pasion dhe përkushtim, biznesi I saj po i vlen jo vetëm familjes së saj, por edhe familjeve në nevojë. Duke u zhvilluar si një biznes social, ai ka si synim të ofrojë shërbime cilësore dhe të mbështesë gratë nga shtresa të margjinalizuara.

Drejtuesja e Crystal Team Lavanteri, Mimoza Bujaraj ndan me ne historinë e themelimit të kompanisë, sfidat që ka përballuar në hapat e parë, dhe planet ambicioze për të ardhmen.

Kur vendosët të themeloni startupin tuaj?

Crystal Team Lavanteri nisi si një nevojë e tregut të shërbimeve në qytetin e Beratit. Shtimi i njësive të shërbimit në fushën e hoteleri turizmit, shtoi nevojën e një biznesi, i cili do të ofronte shërbime pastrimi lavanderie në qytet.

Cili është misioni dhe vizioni i kompanisë tuaj?

Crystal Team Lavanteri ka si misioni të punojë e të kryej shërbime cilësore. Vizioni ynë është që përpos punës me cilësi, t’u vijme në ndihmë edhe grave, që vijnë nga shtresa të margjinalizuara. Ne i kemi punësuar në kompaninë tonë dhe në këtë mënyrë ndihmojmë edhe familjet në nevojë. Sot kemi të punësuara gra kryefamiljare, gra që i kemi larguar nga ndihma ekonomike, të cilat punojnë dhe japin shërbime cilësore për klientët tanë.

Cilat janë sfidat kryesore që keni hasur në fillimet tuaja dhe si po i përballoni?

Sfida ka pasur shumë si çdo fillim biznesi, por me durim, punë, investim kemi arritur t’i kalojmë. Problem janë  qëndrushmëria e punonjësve, përvoja e pakët që kanë, edhe kjo po arrihet të rekuperohet me trajnimet e ndyshme që po ju ofrojmë ne si kompani. Trajnime, të cilat do ju shërbejnë edhe për më vonë pse jo.

Cila është faza e biznesit tuaj, çfarë po bëni aktualisht? Cilat kanë qenë hapat kyçe në këtë rrugëtim?

Startup-i ka tre muaj që po funksionon, aktualisht kemi lidhur kontrata me disa hotele dhe restorante me të cilat po punojmë. Që në  fillimi kemi punuar me laps e me leter. Çdo gjë e shkruar, me një plan biznesi te hollësishëm, për të ditur se ku do shkojmë. Nuk mendoj se mjafton të kesh lek dhe të hapësh një biznes, duhet shumë më shumë punë.

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0