Event trajnimi “Rruga Drejt Suksesit” - Business Magazine Albania

Event trajnimi “Rruga Drejt Suksesit”

09-11-2024 08:00:00 Join

Dy ditë dedikuar transformimit tuaj, me synim rritjen e cilësisë së jetës dhe arritjen e ëndrrave tuaja.

Sfidoni gjendjen aktuale dhe synoni majat e potencialit tuaj!

“Rruga Drejt Suksesit” është një program i përvitshëm trajnimi me më shumë se 21,000 pjesëmarrës që prej vitit 20I6, i organizuar si pjesë e përgjegjësisë sociale dhe kontributit për komunitetin.

Ideuar si event-trajnim përjetues, ky program u krijua pas kërkesave të shumta nga individë dhe pjesëtarë të komuniteteve pranë biznesit dhe sipërmarrjeve lokale, për të përfituar nga njohuritë, modelet dhe praktikat e suksesshme të krijuara dhe trajtuara gjatë aktivitetit të Agna Leadership Academy.

Suksesi nuk është i rastësishëm. Rritja e njohurive dhe zbatimi rigoroz i tyre, do të sjellë ndryshime të mëdha në cilësinë e jetës dhe në arritjen e objektivave. Ndaj suksesi në jetën personale dhe në biznes arrihet nëse kultivojmë bindjet progresive, motivimin e vazhdueshëm, harmoninë me veten, familjen dhe organizatën, si dhe sigurojmë mjetet e sistemet e duhura për progrès të vazhdueshëm.

“Rruga Drejt Suksesit” është një program unik, i cili mundëson rritjen e kontrollit mbi fushat më të rëndësishme të jetës, që nga shëndeti, emocionet, marrëdhëniet, karriera, financat, e deri tek manaxhimi i kohës. “Rruga Drejt Suksesit” përmbledh në 2 ditë, dhjetra vite përvojë, mësime, suksese dhe praktikat më të mira botërore.

“Rruga Drejt Suksesit” ka potencialin të transformojë rrënjësisht përvojën e çdo dite të jetës suaj. “Rruga Drejt Suksesit” do t’ju nxisë që të kërkoni më shumë nga jeta, duke u orientuar drejt zhvillimit personal dhe profesional, duke kuptuar se “magjia” ndodh vetën nëse çlirohemi nga “vargonjtë” e bindjeve penguese, fillojmë të veprojmë dhe jetojmë sipas potencialit të vërtetë.

Në event-trajnimin “Rruga Drejt Suksesit” ju do të njiheni me disa nga arsyet pse mendoni, ndjeni dhe silleni ashtu siç bëni tani. Ky program synon të ndihmojë këdo që dëshiron më shumë nga jeta. Jo gjithmonë e keni në dorë atë që të ndodh në jetë. Gjithsesi jeni ju ata që kontrollojnë totalisht sa ndikim do t’i lejoni realitetit të ketë në jetën tuaj, tani apo edhe në të ardhmen.

Nëse dikush investon vazhdimisht tek vetja, qartëson ëndrrat e tij, ka dëshirë, ka arsye të forta, vetëbesim dhe përkushtohet ta jetojë jetën ashtu siç e imagjinon, herët ose vonë do t’ia dalë ta arrijë suksesin. E gjitha nis brenda vetes tonë.

Nuk ka kohë më të mirë se TANI, për të nisur apo fuqizuar rrugëtimin tuaj drejt një jete siç e dëshironi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0