70 biznese artizanale prezantohen në panairin e suvenireve turistike në Sarandë - Business Magazine Albania

70 biznese artizanale prezantohen në panairin e suvenireve turistike në Sarandë

panairi i suvenireve

Panairi i XII-të i Suvenireve Turistike Miqësore me Mjedisin u zhvillua në Sarandë “SARANDA 2024”

“SARANDA 2024” u mnajt në shëtitoren “Naim Frashëri”, buzë detit. Ky event kulturor tre ditor i trashëgimisë, u inicuar nga Agjencia AJMMI me mbështetjen e bashkisë së qytetit bregdetar.

Në këtë manifestim kulturor të trashëgimisë së artizanatit familjar shqiptar, morën pjesë rreth 70 subjekte artizane nga treva të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës, etj,.

Prefekti i Qarkut Vlorë Kristaq Kiço, përgëzoi artizanet pjesëmarrës, duke i falenderuar për kobributin që japin në promovimin e Sarandës si dhe në ruajtjen e traditës shqiptare të artizanatit

Duke e vlerësuar këtë aktivitet kombëtar që zhvillojhet prej vitesh në Sarandë, kryetari i bashkisë, Oltion Çaçi, njëherësh edhe president i këtij eventi kulturor kombëtar , u shpreh: “Është shumë e rëndësishme për ne mikpritësit që çdo artizan i ardhur, ta ndjejë veten se është njëherësh edhe një Mik i Sarandës dhe kontributor i turizmit ne qytet.”

Në Orën e promovimit të “Panair 2024”, u ndanë çertifikatat e pjesëmarrjes dhe ato të vlerësimit për artizanët me prurjet më të mira në këtë event kombëtar.

Çmimi i parë iu dha ARBËROR LIZETA”-Gjirokastër. Çmimi i Dytë u fitua nga ZEJXHAN CELINA në Prizren (Kosovë) dhe FËLLËNXA GJEÇI-Berat. Me Çmimin e Tretë u vlerësuan: AJSHE PLLANA ISUFI -GJAKOVË (Kosovë), AIDA HOTI (MITROVICË-Kosovë) dhe MIRI MUSTAFAJ, Sarandë.

Ky panair tërhoqi vëmendjen e banorëve dhe qindra turistëve të huaj që frekuentojnë në këtë periudhë vere Sarandën, një nga destinacionet kryesore turistike të Shqipëri , në udhëkryqin gjeografik mes aseteve të tjera: Butrintit dhe Foinikes antike, Syrit të Kaltër dhe Ksamilit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0