HackCorruption Balkans vjen në shtator dhe ju jeni të ftuar t’i bashkoheni kësaj sfide.
Aplikimet janë të hapura për 75 startupe nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët do të punojnë së bashku nga 19 deri më 22 shtator, duke krijuar mjete teknologjike që luftojnë korrupsionin. Pjesëmarrësit do të sigurojnë udhëtime të financuara plotësisht për të marrë pjesë në evente dhe aplikimet janë të hapura deri më 14 gusht.
Ekipet me idetë më premtuese do të kenë të drejtë të marrin mbështetje financiare deri në 10,000 dollarë, mentorim dhe trajnime të vazhdueshme për t’i ndihmuar ata të ndërtojnë idetë e tyre. Pra, nëse jetoni në një nga vendet tona të fokusit dhe keni një ide inovative për një mjet teknologjik që lufton korrupsionin, do të donim të dëgjonim nga ju!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.