JUP 3.0 - 35 startupe bëhen pjesë e thirrjes 'Ata që guxojnë'! - Business Magazine Albania

JUP 3.0 – 35 startupe bëhen pjesë e thirrjes ‘Ata që guxojnë’!

Kohorta e 3të e Pogramit JUP hapi thirrjen për aplikime përgjatë periudhës 15 Shkurt – 15 Mars 2024. Me hapjen e thirrjes për aplikime, nisën edhe takimet informuese mbi të gjitha etapat e kriteret e Programit. Përgjatë gjithë muajit Shkurt e deri në datën e fundit të aplikimit, përfaqësues të JUP 3.0 organizuan takime informuese e këshilluese me të rinj të cilët idetë e tyre dëshironin t’i kthenin në biznese të suksesshme.

Përmes këtyre 15 takimeve u arrit që të prezantohej kjo mundësi tek 555 studentë të institucioneve:
1. Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës
2. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës,
3. Universitetit Europian të Tiranës
4. Universitetit të New York,
5. Western Balkan University,
6. Universitetit Polis,
7. Kolegjit Universitar Beder,
8. Ofiçina HUB.

Në përfundim të periudhës së caktuar, numri total i aplikimeve ishte 35 ide startup-esh aplikimeve u përzgjodhën 17 ekipe dhe ide biznesesh për të avancuar në Selection Bootcamp, një event intensiv prej 1 dite e gjysëm ku ekipet patën mundësinë të përmirësojnë idetë e tyre dhe t’i prezantojnë ato përpara ekspertëve të fushës dhe përfaqësuesve të Junior Achievement of Albania. 8 ekipet më premtuese u përzgjodhën për të qenë pjesë e kohortës.

Lexo edhe:Samsung bashkohet me Disney dhe Pixar për të promovuar Bespoke AI Laundry me një video ku publikohet filmi i ri “Inside Out 2”

Kohorta ndoqi 5 sprinte përgjatë muajve Prill dhe Maj:

1. Qasja Lean Canvas dhe Kuadri Ligjor i Startup-eve në Shqipëri,
2. Përputhshmëria mes Problemit dhe Zgjidhjes (Problem-Solution Fit),
3. Zhvillimi i një strategjie për të dalë në treg (Go to market strategy)
4. Ndërtimi i marrëdhënieve me investitorët,
5. Prezantimi përpara investitorëve dhe palëve të interesuara.

Në më shumë se 50+ orë workshope dhe 70+ orë mentorime, 8 startupet arritën të diskutojnë, ngrenë hipoteza dhe plane konkrete se si të ndërtojnë startupe dhe biznese me në qendër klientin, sipas modeleve më të mira ndërkombëtare. Ekpsertët ndërkombëtar në bashkëpunim me SiwssEP dhe ata më të mirë lokal, ndihmuan sipërmarrësit e JUP 3.0 se si të vizionojnë kompani të cilat nisjen e kanë në tregun shqiptar por synojnë t’i shërbejnë edhe tregjeve ndërkombëtare.
Ky rrugëtim do të kulmojë me 7 startupe do të mund të tregojnë potencialin e tyre përpara jurisë investitorë për të përfituar mbështetje financiare dhe teknike përmes Junior Achievement of Albania në Demo Day-n do të zhvillohet në datën 13 Qershor në ambjentet e Qendrës Piramida. Startup-et që do të prezantojnë potencialin e tyre janë:

1. Multifunctional Educational Gaming M.E.G,
2. Vintagora,
3. Bubi,
4. Lookup
5. V’ark,
6. Shamata,
7. Myofit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0