Konfindustria kërkon masa urgjente për çmimet e karburanteve në Shqipëri - Business Magazine Albania

Konfindustria kërkon masa urgjente për çmimet e karburanteve në Shqipëri

Konfindustria

Konfindustria përsërit  shqetësimin për mospasqyrimin e rënies së fortë të çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare në tregun vendor.

Konfindustria do të kërkojë nga vendimarrja politike mbajtjen e një seance dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë me ekzekutivin dhe Autoritetin e Konkurencës për gjendjen e papranueshme në tregun e karburanteve.

Fillimi i 6 mujorit të dytë 2024 çmimi i  karburanteve në tregjet botërore shënoi rënie historike vjetore në 77$ US/ fuçi. Në tregun shqiptar të karburanteve rënia e çmimeve botërore nuk është pasqyruar. Gjithashtu,  forcimi i dukshëm i Lek-ut ndaj Dollarit $ dhe Euro-s nuk po ndikon në uljen e çmimeve të karburanteve në vend.

Tregu i karburanteve në Shqipëri, i organizuar në formën e kartelit dhe oligopolit si edhe mosveprimi i institucioneve rregullatore si Autoriteti i Konkurencës, nuk e përcjell uljen e fortë të çmimit të karburanteve si dhe forcimin e dukshëm të Lek-ut në rënien e çmimeve fundore  për qytetarët dhe bizneset.

Shqipëria vazhdon të ketë çmime tepër të larta të karburanteve në krahasim me shtetet e tjera të rajonit si Kosova dhe Maqedonia. Duke barazvlerësuar dhe ngarkesën fiskale përkatëse, çmimet e karburanteve në Shqipëri në muajin aktual janë të paktën 28-30 lek/litër më të shtrenjta sesa në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Përmendim, se shtetet në fjalë kanë kosto shtesë krahasimisht Shqipërisë në tregun e karburanteve.

Nga Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjthshëm

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0